Categories: RAJONI

“PS funksionon me bindje të plotë ndaj liderit”, Myslymi: Nuk e kundërshtojnë Ramën sepse kanë frikë

Press Online
01 Prill 2026, 03:34

“PS përballë PS”! Kjo është tema e kësaj të marte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.

E ftuar në studio gazetarja Raziela Myslymi tha se brenda Partisë Socialiste ka nisur një përçarje, por hodhi dyshime se e gjitha kjo mund të jetë edhe një skenar për të hequr vëmendjen nga çështjet e tjera të nxehta.

Sipas gazetares, reagimi i Spiropalit kundër Ramës është i vonuar, por për sa kohë gjërat i ka pasur mirë me Ramën, nuk ka folur.

Myslymi nënvizoi se PS funksionon me bindje të plotë ndaj liderit, nuk e kundërshtojnë Ramën.

Pjesë nga biseda:

Myslymi: Spiropali ka të drejtë, por është kujtuar pak vonë për ta thënë. Për sa kohë gjërat i ka pasur mirë me Ramën, nuk ka folur. Në momentin që objektivi ishte Spiropali, ajo tregoi çfarë bëhej në familjen e saj. PS funksionon me bindje të plotë ndaj liderit. Nuk e kundërshtojnë Ramën.

Borakaj: Nga frika?

Myslymi: Nga frika sigurisht. Nuk duhet të na habisë ky reagim i Spiropalit.

Borakaj: A do të ketë deputetë të PS-së që do t’i bashkohen Spiropalit?

Myslymi: Askush nuk e di çfarë po ndodh në të vërtetë brenda PS. Ka 12 vite në pushtet. Është në mandatin e katërt. Por nuk do habitesha nëse do ishte një skenar që i shërben, që i intereson Ramës dhe PS-së. Nuk po flitet më për çështjen Balluku. Nuk do habitesha edhe nëse pas disa kohësh Spiropali do të rregullonte marrëdhënien me Ramën. Herë pas here Rama ka shprehur pakënaqësi ndaj Spiropalit, se diku do e ketë shkelur ajo vijën e kuqe.

/vizionplus.tv

Press Online

Recent Posts

Surpriza prekëse! U detyrua ta shiste vite më parë, 21-vjeçarja blen shtëpinë e gjyshes dhe ia kthen

2 Një histori emocionuese familjare vjen nga Canton, në Illinois, ku 21-vjeçarja Jalyn Dickerson realizoi…

4 minuta ago

Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

Në She’s On Air, janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP…

29 minuta ago

A po ndahen Selena Gomez dhe Benny Blanco?

Një ditë tjetër, një ndarje tjetër virale që… në të vërtetë nuk ndodhi kurrë. Selena…

1 orë ago

‘Nuk e pranon ekzistencën e nënës’, vajza e Fjolla Morinës u përgjigjet akuzave në rrjet

Së fundmi, Lediana, vajza e këngëtares së njohur Fjolla Morina, ka vendosur të reagojë publikisht…

3 orë ago

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

3 orë ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

3 orë ago