Kryeministri Hristijan Mickoski pret që inflacioni të jetë diku 4 për qind në nivel vjetor, përcjell TV21. Mickoski paralajmëron ndryshime ligjore, me çka pritet të ketë gjoba më të larta për rrjetet e marketeve që manipulojnë me çmimet.
“Mendoj se rreth 4 për qind do të jetë inflacioni i vitit. Këtë e flasim me muaj, dhe atë që ne e bëjmë, janë kontrollet e shpeshta të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Kontrolle të shpeshta të Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës. Do të propozojmë ndryshime ligjore për vitin e ardhshëm, me gjoba më të mëdha, për të gjitha rrjetet e supermarketeve që po manipulojnë me Ligjin për Praktika të Padrejta Tregtare, për disa prej rrjeteve tashmë kemi dëshmi, dhe mendoj se nëse vazhdojnë ashtu, do të duhet t’i vendosin dry derës!”, tha mes tjerash Mickoski.
1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…
Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…
Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi…
Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…
Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…
Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…