Categories: MAQEDONI

BDI propozon Marrëveshje kombëtare për përparim

Press Online
26 Dhjetor 2025, 14:01

Nënkryetarja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, sot në konferencë për shtyp tha se BDI në kongresin e pestë të partisë, ka dalë me propozim për Marrëveshje kombëtare për përparim.

Ajo tha se kjo marrëveshje synon të kthejë shpresën dhe të krijojë mundësi të reja dhe perspektivë.

“Kjo është arsyeja pse BDI doli me propozimin për një Marrëveshje Kombëtare për Përparim. Kjo nismë nuk është partiake. Nuk është etnike. Ajo është mbi të gjitha këto. Është një platformë mbarëshoqërore, mbi partitë, mbi konfliktet artificiale dhe mbi narrativat e frikës. Kjo marrëveshje nuk synon të menaxhojë frikën, por të krijojë shpresë. Nuk synon të prodhojë konflikte, por mundësi”.

“Nuk synon të ruajë status quo-në, por të hap perspektivë për brezat që sot po largohen nga vendi. Kongresi i BDI-së e bën këtë thirrje me bindjen se vendi nuk ka nevojë për më shumë armiq, por për më shumë marrëveshje. Jo për më shumë ndarje, por për më shumë përparim. Ky është momenti për të ndërprerë zinxhirin e apatisë dhe për të ndërtuar një konsensus të ri kombëtar për prosperitetin”, tha arta Bilali Zendeli.

Press Online

Recent Posts

Kishte profil në aplikacion takimesh, pezullohet zv.sekretarja e Sigurisë së Brendshme në SHBA

Administrata amerikane është përfshirë nga një tjetër rast i bujshëm, pasi zv.sekretarja e Sigurisë së…

36 minuta ago

Surpriza prekëse! U detyrua ta shiste vite më parë, 21-vjeçarja blen shtëpinë e gjyshes dhe ia kthen

2 Një histori emocionuese familjare vjen nga Canton, në Illinois, ku 21-vjeçarja Jalyn Dickerson realizoi…

1 orë ago

Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

Në She’s On Air, janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP…

2 orë ago

A po ndahen Selena Gomez dhe Benny Blanco?

Një ditë tjetër, një ndarje tjetër virale që… në të vërtetë nuk ndodhi kurrë. Selena…

3 orë ago

‘Nuk e pranon ekzistencën e nënës’, vajza e Fjolla Morinës u përgjigjet akuzave në rrjet

Së fundmi, Lediana, vajza e këngëtares së njohur Fjolla Morina, ka vendosur të reagojë publikisht…

4 orë ago

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

4 orë ago