Categories: OPINIONE

Pse SHBA po sanksionon Albinin më shumë sesa Putinin?

Press Online
19 Shtator 2025, 13:01

Përgjigjja është e thjeshtë: SHBA po sanksionon më shumë Albinin sesa Putinin, sepse Kosova është një projekt i drejtpërdrejtë amerikan

Nga Kreshnik SPAHIU

Përgjigjja është e thjeshtë: SHBA po sanksionon më shumë Albinin sesa Putinin, sepse Kosova është një projekt i drejtpërdrejtë amerikan. Ndryshe nga Rusia, Kosova u çlirua, u krijua dhe u shpall e pavarur falë ndërhyrjes së SHBA-së dhe NATO-s. Pa ndihmën e tyre, shqiptarët luftuan për mbi 1000 vjet kundër Serbisë, por nuk arritën të krijojnë dot një shtet të pavarur, as të bashkohen me Shqipërinë. Sot, Albin Kurti po rrezikon të shkatërrojë projektin afatgjatë të SHBA në Ballkan, duke i hapur rrugë ndikimit rus në rajon.

A ka Kosova sovranitet nëse SHBA tërheq njohjen? Padyshim që Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet funksional nëse SHBA tërhiqet. Pas saj, edhe aleatët e tjerë perëndimorë – si Britania e Madhe, Europa apo Izraeli – do të ndryshonin qëndrim. Ndërkohë, gjysma tjetër e botës, e udhëhequr nga Rusia, Kina, India dhe vendet e BRICS-it, as që e llogarisin Kosovën si shtet në hartën e të drejtës ndërkombëtare.

Atëherë çfarë do të bënte Albin Kurti? Do të ishte kryeministër i një shteti që nuk ekziston apo do të përpiqej të krijonte një qeveri “nën tokë”, si Hamasi, diku poshtë tuneleve të Mitrovicës?

SHBA nuk ka ndëshkuar Kosovën – por Kurtin. Në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë thuhet qartë: “SHBA-të kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë, të cilat kanë shtuar tension dhe pasiguri. Për fat të keq, veprimet dhe deklaratat e fundit të Kryeministrit Kurti kanë vënë në rrezik përparimin e arritur për shumë vite. Ne mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara dhe popullin e Kosovës”.

Gjithsesi izolimi diplomatik është fakt. SHBA ka ndërprerë thuajse çdo komunikim me qeverinë e pakonfirmuar të Kurtit. Kosova, për herë të parë pas shumë vitesh, nuk ka një ambasador amerikan të akredituar. Edhe BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese:

– Pezullim të fonE madhee IPA III (Instrumenti i Para-Anëtarësimit)

– Përjashtim nga ngjarjet e nivelit të lartë BE-Kosovë

– Shtyrje apo bllokim të programeve të bashkëpunimit

– Ngrirje të procesit të integrimit dhe mbështetjes politike

Jo rastësisht: vetëm dy shtete janë nën sanksione të perëndimit – Kosova dhe Rusia. Në njërën anë kemi Vladimir Putinin, armik historik i Perëndimit. Në anën tjetër, një bajraktar provincial si Albin Kurti, i cili, përmes injorancës dhe egoizmit personal, po luan një lojë të rrezikshme – duke minuar projektin e SHBA-së në Ballkan. Për këto arsye, SHBA po shkon drejt shpalljes “Non Grata” të Albin Kurtit, si një masë e ngjashme me atë që është marrë ndaj figurave anti-amerikane në Shqipëri, Serbi, Basnje, Maqedoni dhe së fundmi në Mal të Zi.

Lista e zezë e SHBA-së po zgjerohet me politikanë që, në emër të “sovranitetit”, kanë sfiduar Perëndimin vetëm që pushteti i tyre mos perëndoj. Por në Kosovë kanë harruar një gjë themelore: Sovraniteti i Kosovës nuk ekziston pa SHBA-në dhe NATO.

Sjellja anti-amerikane e Kurtit është konstante me 4 presidentët amerikanë: Bush, Obama, Biden dhe së fundmi me administratën Trump. Prandaj, Amerika ka vendosur të tërheqë zvarrë Albinin – por jo të tërhiqet nga Kosova. (Albanian Post)

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Surpriza prekëse! U detyrua ta shiste vite më parë, 21-vjeçarja blen shtëpinë e gjyshes dhe ia kthen

2 Një histori emocionuese familjare vjen nga Canton, në Illinois, ku 21-vjeçarja Jalyn Dickerson realizoi…

10 minuta ago

Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

Në She’s On Air, janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP…

35 minuta ago

A po ndahen Selena Gomez dhe Benny Blanco?

Një ditë tjetër, një ndarje tjetër virale që… në të vërtetë nuk ndodhi kurrë. Selena…

2 orë ago

‘Nuk e pranon ekzistencën e nënës’, vajza e Fjolla Morinës u përgjigjet akuzave në rrjet

Së fundmi, Lediana, vajza e këngëtares së njohur Fjolla Morina, ka vendosur të reagojë publikisht…

3 orë ago

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

3 orë ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

3 orë ago