Categories: EKONOMI

Digjitalizimi, ekonomia e gjelbër, rrisin profitin

Press Online
17 Shtator 2025, 19:04

Zhvillimi ekonomik kërkon hapërim me digjitalizimin, sepse kjo e fundit sjell projekte të reja dhe punëtorë të rinj, u tha në konferencën kushtuar ekonomisë së vendit. Kjo njëherësh ndal ikjen e fuqisë punëtore jashtë vendit dhe shton përfitimin e sipërmarrjeve, thanë nga rrjeti biznesor.

“Mungesa e fuqisë punëtore në Maqedoni po vijon. Kјо valë të cilën Evropa e kishte në dekadat e kaluara, në Maqedoni vjen tash për faktin se tani po lëshohemi në kufirin përafërsisht 10% të papunësisë dhe akoma s’kemi mbërri në përqindjen ideale, 4 – 5%. Pastaj, nevoja e përdorimit të teknologjive të reja, implementimi i digjitalizimit. Në shoqërinë tonë duhet të digjitalizohen të gjitha kompanitë, me qëllim që ta rrisim produktivitetin e të gjithë nëpunësve dhe fitimin e kompanive.”, – deklaroi themeluesi i rrjetit biznesor, Ognen Ognenoski.

“Konkluzionet janë se duhet të fokusohemi në transformimin e gjelbër, ta dimë se digjitalizimi duhet të na ndihmojë në rritjen e biznesit. Kemi mungesë të fuqisë punëtore. Të shfrytëzoj rastin të potencoj se duhet ta rrisim produktivitetin e punëtorëve.”, – theksoi organizatori, Vlladimir Ristevski.

Shtimin e ekonomisë dhe biznesit e ndihmon Ministria e Ekonomisë. Politikat e mirëfillta vijnë nga konsultimi me faktorët relevantë, tha ministri, Besar Durmishi. Edhe ai pajtohet se dija dhe teknologjia janë hapa që shpijnë drejt ekonomisë bashkëkohore.

“Qeveria tashmë po implementon politika, reforma për përmirësimin dhe tërheqjen e investimeve dhe krijimin e kushteve për të rinjtë që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Ky vizion realizohet përmes bashkëpunimit të sektorit publik dhe privat. Qeveria e sheh komunitetin e biznesit si partner strategjik. Vizioni ynë për zhvillimin ekonomik është optimist dhe i qartë, si vend me digjitalizim të gjelbër dhe ekonomi inovative, ku ndërmarrja është lëvizëse, ndërsa inovacioni, pjesë e kulturës në çdo kompani.”, – u shpreh ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Me këtë qasje, shoqëria mund të sigurojë vende të reja pune, standard më të lartë jetësor dhe rritje stabile ekonomike, përfundon Durmishi.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Adioni hedh “zjarr” sërish, përshëndet ish të dashurën këngëtare në Ferma Vip?

Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…

3 minuta ago

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

1 orë ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

1 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

2 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

3 orë ago

“Ka bërë pakt me djallin”, Arjan Konomi ‘godet’ me deklaratën për Bora Zemanin!

Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…

4 orë ago