Kostoja e nevojshme për çdo vit të luftës në Ukrainë arrin në 120 miliardë dollarë, sipas asaj që deklaroi Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me Kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
“Kostoja e kësaj lufte sot dhe sfidat që përballemi arrijnë në 120 miliardë për një vit. Nga këto, 60 miliardë mbulohen nga buxheti i Ukrainës. Për vitin e ardhshëm, duhet të sigurojmë edhe 60 të tjerë. Shpresoj që ta mbyllim këtë luftë. ‘Plani A’ është ndalimi i luftimeve, ndërsa ‘plani B’ janë 120 miliardë dollarë. Kjo është e gjithë historia. Është një problem shumë i madh. Nuk them që në kohë paqeje, gjatë një armëpushimi ose në kuadër të garancive të sigurisë do të na duhen shuma kaq të mëdha. Por në çdo rast, duhet të kuptoni shkallën e këtij problemi,” tha Zelensky.
Donald Trump i bëri thirrje Zelensky dje që të arrijë një marrëveshje për të përfunduar luftën në Ukrainë, duke shtuar se edhe ai vetë duhet të jetë në të njëjtën dhomë me negociatorët e Moskës dhe Kievit.
Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…
I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…
Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…
Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…
Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…