Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e investimeve që po zhvillohen aktualisht në lagjen Sahat Kullë, ku sipas tij, po realizohet një projekt madhor për zëvendësimin e gypave të azbestit dhe ndërtimin e infrastrukturës së re nëntokësore, përcjell PressOnline.al.
Mexhiti theksoi se ky është një investim i Ministrisë së Ekologjisë në bashkëpunim me Komunën e Çairit, me vlerë mbi 1 milion euro, jo vetëm që garanton një mjedis më të shëndetshëm për banorët, por ka edhe rëndësi të madhe urbanistike e turistike.
“Në këto rrugë dhe rrugica investohet tërësisht për infrastrukturë nëntokësore. Këto janë gypat e fundit të azbestit që po largohen në Komunën e Çairit, të cilët për vite të tëra kanë paraqitur rrezik shëndetësor, sepse janë kancerogjenë. Tashmë kemi infrastrukturë të re nëntokësore dhe punohet intensivisht në disa pika të lagjes. Së shpejti do të përfundojmë këtë projekt madhor për Sahat Kullën”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se projekti ka edhe një dimension tjetër – lidhjen me Çarshinë e Vjetër të Shkupit, e cila është zonë me potencial të madh turistik dhe ekonomik.
“Ky investim nuk është vetëm për banorët e lagjes, por ndihmon edhe ringjalljen dhe revitalizimin e Çarshisë së Vjetër, ku ka dhjetëra hotele dhe ku çdo ditë vijnë turistë nga vende të ndryshme. ”, tha ai.
Projekti në Sahat Kullë shihet si një nga ndërhyrjet e rëndësishme infrastrukturore të viteve të fundit në Çair, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e turizmit në kryeqytet. (PressOnline.al)
Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…
Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…
Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…
Kryeministri Hristijan Mickoski në Tv “Sitel” tha se në Qeveri do të ketë ndryshime, duke…
Më 23 prill 2005, rreth orës 08:30 të mëngjesit, filloi një epokë e re për…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihail Rokas, ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë…