Zhegrova është gati, pritet të jetë titullar nesër ndaj Atalantas

featured
Press Online
26 Shtator 2025, 19:08

Skuadra e Juventus e zhvillon nesër ndeshjen e radhës në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me skuadrën e Atalantas në ‘Allianz Stadium’, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve nga mediat italiane trajneri Tudor pritet t’i japë epitetin e titullarit Edon Zhegrovës.

Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për Zhegrovën, për të treguar vlerën e tij, sidomos pasi që pritet të luajë së bashku me Yildiz dhe Jonathan David.

/GazetaBlic Sport/

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter