Benatia: Futbolli francez ka katër skuadra më të forta se Italia

featured
Press Online
26 Shtator 2025, 17:04

Ish-mbrojtësi i Romës, Medhi Benatia, e ka krahasuar nivelin e futbollit në Francë dhe Itali, duke dhënë një vlerësim që pritet të ngjallë diskutime.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Benatia u shpreh se Franca mund të këtë skuadra më të forta se Italia.

“Jam i bindur se Franca mund të grumbullojë të paktën katër skuadra, të cilat janë më të mira se Italia.”

Marokeni, që njeh nga afër realitetin e të dy kampionateve, nënvizoi se futbolli francez është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe se klubet e Ligue 1 po investojnë më shumë në talente dhe infrastrukturë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter