Lotaria Shtetërore ka prezantuar serinë e katërt të biletës gërvishtëse „Ethet e arit“, një lojë që kombinon tri lojëra të ndryshme në një biletë të vetme dhe ofron mundësi emocionuese për të fituar çmime.
Seria e re vjen me një fond të pasur çmimesh, që përfshin 5 çmime kryesore nga 585.000 denarë, 10 fitime nga 100.000 denarë, 15 fitime nga 50.000 denarë, 20 fitime nga 20.000 denarë, si dhe shumë çmime të tjera në para.
Bileta gërvishtëse „Ethet e arit“ dallohet nga fakti se ndërthur tri lojëra të ndryshme në një produkt të vetëm:
1. Dhjeta e artë – Nëse shuma e numrave në një rresht është 10, fitohet çmimi i shënuar në të njëjtin rresht.
2. Pllaka e artë – Nëse në ndonjërin prej rreshtave zbulohet simboli i „pllakës së artë“, fitohet çmimi i shënuar në atë rresht.
3. Loja bonus – Nëse njëri prej numrave në fushën „Numrat e tu“ përputhet me numrin në fushën „Numri fitues“, fitohet çmimi i shënuar poshtë numrit përkatës.
Përveç kësaj, nëse në fushën „Numrat e tu“ zbulohet simboli 2x, shuma e fituar dyfishohet.
Me këtë seri të re, Lotaria Shtetërore pasuron ofertën e lojërave me bileta gërvishtëse, duke u ofruar pjesëmarrësve më shumë mundësi për të fituar. „Ethet e arit“ u dedikohet atyre që kërkojnë më shumë emocione dhe larmi në lojë. Tri lojërat e përfshira në një biletë ofrojnë mundësinë për të fituar në secilën prej tyre, ndërsa çdo gërvishtje sjell mundësinë e një surprize të re.
„Ethet e arit“ ndërthurin dinamikën, shpresën dhe argëtimin. Çdo biletë përfaqëson një përvojë të re dhe mundësinë për të fituar një çmim të konsiderueshëm.
Seria e re tashmë është në dispozicion në pikat e shitjes në mbarë vendin. Me kombinimin e çmimeve të larta dhe shpërblimeve të ndryshme në para, „Ethet e arit“ zënë një vend të veçantë në ofertën e biletave gërvishtëse të Lotarisë Shtetërore.
Luani me përgjegjësi, shijoni argëtimin dhe provoni fatin tuaj për të fituar çmimin tuaj të artë!
Më shumë informacione gjeni në:
https://loto.mk/GrebGreb


