Gashi – Rokas: Reformat janë domosdoshmëri për qytetarët

featured
Press Online
09 Qershor 2026, 21:31

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me ambasadorin e BE-së në vend, Mihalis Rokas, ku u diskutua procesi i integrimit evropian të vendit dhe reformat e brendshme të nevojshme për këtë rrugë.

Gashi theksoi se reformat nuk janë vetëm pjesë e procesit të integrimit, por edhe domosdoshmëri për qytetarët dhe zhvillimin e vendit.

Po punohet në reformat e brendshme të lidhura me kapitujt dhe legjislacionin e BE-së, jo vetëm sepse ato janë pjesë e procesit tonë të integrimit evropian, por edhe sepse janë të domosdoshme për qytetarët tanë dhe për një të ardhme më të begatë.

Ambasadori Rokas theksoi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është aktual dhe se zhvillimet e reja gjeopolitike globale po e mundësojnë përshpejtimin e tij.

Sipas tij, kjo do t’i mundësojë BE-së së zgjeruar të përgjigjet më mirë ndaj sfidave të reja gjeopolitike.

Palët u pajtuan se Kuvendi ka rol kyç në miratimin e ligjeve të agjendës reformuese dhe në avancimin drejt BE-së, ndërsa u theksua edhe mundësia e përshpejtimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian në kontekstin e zhvillimeve globale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter