Categories: MAQEDONI

VLEN: Kultura është në duar të sigurta, ansamblet po ruhen dhe forcohen

Press Online
23 Prill 2026, 10:10

Derisa të tjerët përhapin panik, mjegull dhe dezinformata, VLEN po punon me fakte, vendime dhe me hapa konkretë për kulturën shqiptare. Për ne, arsimi dhe kultura janë shtyllat e vizionit tonë për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Në këtë drejtim, institucionet kulturore shqiptare jo vetëm që nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi.
Angazhimi I Qeverisë VLEN dhe i zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, ka sjellë lajme të mira për Ansamblin Muzikor të Tetovës.

Ky institucion jo vetëm që nuk rrezikohet, por përkundrazi, po forcohet. Aktualisht po punohet intensivisht në kompletimin e dokumentacionit për funksionalizimin e plotë të këtij institucioni, përfshirë edhe punësimin e rreth 20 artistëve në fazën e parë.

Ky është një hap I rëndësishëm drejt jetësimit të plotë të këtij institucioni dhe një dëshmi e qartë e përkushtimit për zhvillimin e kulturës shqiptare.
Në të njëjtën kohë, për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup tashmë janë siguruar pëlqimet për 5 punësime të reja. Këto zhvillime tregojnë qartë qasjen institucionale të VLEN-it, ku kultura trajtohet si vlerë strategjike.

VLEN mbetet e vendosur që të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve kulturore shqiptare, përmes mbështetjes konkrete për artistët, krijuesit dhe trashëgiminë tonë kulturore.

Po dëshmojmë sërish se kultura shqiptare nuk mbrohet me fjalë, por me vendime, me përgjegjësi institucionale dhe vizion të qartë politik.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

E papritur, në këtë gjendje e publikon Karim Adeyemi, Loredanën!

Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…

3 minuta ago

Adioni hedh “zjarr” sërish, përshëndet ish të dashurën këngëtare në Ferma Vip?

Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…

1 orë ago

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

2 orë ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

2 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

3 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

4 orë ago