E ardhmja e Kieran Trippier mbetet e hapur, pasi mbrojtësi i djathtë ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Newcastle United dhe pritet të largohet si lojtar i lirë këtë verë.
Në moshën 35-vjeçare, anglezi po shqyrton me kujdes opsionet për hapin e radhës në karrierë. Përvoja dhe cilësia e tij kanë tërhequr interes nga disa kampionate, përfshirë Ligën Premier, Ligue 1, MLS dhe Arabinë Saudite.
Sipas raportimeve nga Sports Boom, dy klube franceze, Paris FC dhe Monaco kanë shprehur interes konkret për shërbimet e tij.
Megjithatë, pista italiane po fiton gjithnjë e më shumë terren. Como dhe Roma janë duke punuar për ta bindur Trippier që të transferohet në Serie A, duke e parë atë si një përforcim me eksperiencë për sezonin e ardhshëm.
Me largimin nga “The Magpies” që duket i pashmangshëm, Trippier pritet të jetë një nga emrat më interesantë në tregun e verës, ndërsa vendimi i tij final mund të ndikojë në disa projekte ambicioze në Evropë dhe më gjerë.
Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…
Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…
I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…
Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…
Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…