Categories: SHOWBIZ

Lajm i trishtë, shuhet nga jeta aktori i njohur

Press Online
23 Prill 2026, 18:01

Lajm i trishtë vjen nga botë e televizionit amerikan.

Darrell Sheets, ylli i njohur i emisionit “Storage Wars”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Sipas raportimeve të konfirmuara nga TMZ, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lake Havasu, Arizona.

Policia e Lake Havasu bëri me dije se trupi i pajetë i Sheets u gjet në shtëpinë e tij rreth orës 02:00 të mëngjesit të së mërkurës, pas një raportimi për një person të vdekur.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Sheets ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje me armë zjarri. Trupi i tij është dërguar në zyrën e mjekësisë ligjore të Mohave County për ekzaminimet e mëtejshme.

Darrell Sheets, i njohur me nofkën “Bixhozxhia” (The Gambler), ishte një nga personazhet më të dashur për publikun në “Storage Wars”, ku mori pjesë në gjithsej 163 episode.

Pas tërheqjes nga televizioni, ai u zhvendos në Arizona, ku menaxhonte një dyqan antikash të quajtur “Havasu Show Me Your Junk”. Përveç suksesit në A&E, ai kishte bërë paraqitje edhe në emisionet e famshme të Jay Leno dhe Rachael Ray.

Në vitet e fundit, Sheets ishte përballur me sfida shëndetësore, duke përfshirë një sulm në zemër në mars të vitit 2019 që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale. Rrjeti televiziv A&E ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke u shprehur: “Jemi të pikëlluar për humbjen e një anëtari të dashur të familjes sonë të ‘Storage Wars’.

Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë të vështirë.” /Prive By Liberta Spahiu

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

59 minuta ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

1 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

2 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

3 orë ago

“Ka bërë pakt me djallin”, Arjan Konomi ‘godet’ me deklaratën për Bora Zemanin!

Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…

4 orë ago

Mickoski: Arben Fetai do të angazhohet në Bruksel

Kryeministri Hristijan Mickoski në Tv “Sitel” tha se në Qeveri do të ketë ndryshime, duke…

4 orë ago