Categories: MAQEDONI

Hoxha shënoi Ditën e Planetit Tokë me fidanë të rinj në nder të më të vegjëlve

Press Online
23 Prill 2026, 14:14

Me rastin e 22 Prillit – Ditës së Planetit Tokë, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot realizoi aksione për mbjelljen e pishave në dy lokacione në Shkup – në Spitalin Gjinekologjik-Obstetrik në Çair dhe në çerdhen e fëmijëve ‘Fidani’.

Një pishë e re u mboll në nder të të gjithë fëmijëve të lindur më 22 prill, me mesazhin simbolik se çdo jetë e re vjen në këtë botë me të drejtën për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Aksioni vazhdoi në çerdhen ‘Fidani’, ku së bashku me më të vegjlit u përforcua mesazhi se ndërgjegjësimi ekologjik duhet të ndërtohet që në moshë të hershme.

Ministri Hoxha theksoi në këto ngjarje se ndryshimet klimatike dhe ndotja nuk janë çështje të së ardhmes, por sfida me të cilat shoqëria përballet sot. Ministria punon vazhdimisht në zgjidhje sistematike – nga tranzicioni drejt energjisë së gjelbër, deri te masat për cilësinë e ajrit dhe menaxhimin e mbetjeve.

Njëkohësisht, ministry Hoxha apeloi ndaj të gjithëve – institucioneve, sektorit të biznesit dhe qytetarëve – që të përfshihen aktivisht, pasi transformimi drejt një shoqërie të qëndrueshme kërkon mobilizim në të gjitha nivelet.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

1 orë ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

1 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

2 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

3 orë ago

“Ka bërë pakt me djallin”, Arjan Konomi ‘godet’ me deklaratën për Bora Zemanin!

Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…

4 orë ago

Mickoski: Arben Fetai do të angazhohet në Bruksel

Kryeministri Hristijan Mickoski në Tv “Sitel” tha se në Qeveri do të ketë ndryshime, duke…

4 orë ago