Categories: RAJONI

Hoxha: Anëtarësimi në BE linja jonë jetike, zgjerimi i dobishëm për BE

Press Online
23 Prill 2026, 11:08

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë pjesëmarrjes në panelin me titull: “Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi, theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet  prioritet jetik për Shqipërinë.

Hoxha vlerësoi se premtimet për zgjerimin e BE-së, të bëra prej më shumë se dy dekadash, mbeten ende të parealizuara plotësisht. Sipas tij, Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të mbajtur gjallë procesin e integrimit.

“Mendoj se ka ardhur koha për ta parë realitetin ashtu siç është. Disa prej nesh, të gjithë ne, kemi qenë në radhë për më shumë se dy dekada. Premtimi i Selanikut mbetet ende një premtim, 23 vjet më pas. Ky premtim nuk është pjekur mirë dhe shpresoj që me deklaratën e Delfit të cilën e miratuam sot, të ketë një zbatim shumë më të mirë. Dhe nëse dëgjova mirë mikpritësit tanë premtimet u bënë, dhe jam vërtet entuziast që në vitet e ardhshme do të shohim një realitet krejtësisht ndryshe, sepse është çështje besueshmërie, siç u theksua nga kolegët. Të gjitha fjalët e mira janë thënë, të gjitha premtimet janë bërë”, tha Hoxha.

“Ne, në vendet tona, me shoqëritë tona, kemi bërë gjithçka që ishte e mundur për të mbajtur gjallë flakën e integrimit dhe të ardhmen që qytetarët tanë e dëshirojnë, por tani duhet të japim rezultate. Duhet të sigurojmë që premtimet e të dyja palëve më në fund të gjejnë kohën e tyre për t’u materializuar. Dhe kemi pritur për këtë kohë shumë, shumë gjatë”, tha ai.

Hoxha u shpreh se rikthimi i zgjerimit si një çështje qendrore në Bashkimin Evropian është një zhvillim pozitiv, megjithatë ekziston rreziku që kjo mundësi të humbasë nëse nuk shfrytëzohet në kohë. Ai theksoi se Shqipëria është e vendosur të përfitojë maksimalisht nga ky moment.

“E dimë se zgjerimi u rikthye si një çështje qendrore në Bashkimin Evropian, dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Por kemi frikë se kjo mundësi do të na rrëshqasë sërish. Ne e kemi kapur me të dyja duart dhe nuk do ta lëshojmë, derisa ta arrijmë prej saj maksimumin e mundshëm. Ky është këndvështrimi nga Tirana. Ky është momenti kur të dyja skajet takohen, angazhimi ynë, puna jonë, energjia jonë, por edhe vullneti i Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare, sepse në fund të fundit, janë shtetet anëtare ato që vendosin”, vijoi kryediplomati shqiptar.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të shfrytëzojmë këtë konstelacion të favorshëm, këtë përfarim të rrallë të yjeve për të maksimizuar rezultatet për qytetarët tanë dhe natyrisht jo vetëm për ne sepse e kemi thënë gjithmonë dhe e përsërisim, për ne, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është linja jonë jetike. Nuk kemi ndonjë projekt tjetër. Nuk duam një projekt tjetër. Kemi vënë gjithçka në një shportë dhe ajo shportë është Bashkimi Evropian. Pra, nuk mund ta lejojmë të na ikë, por duhet gjithashtu që Bashkimi Evropian t’u thotë qytetarëve të vet, t’i thotë vetes, se zgjerimi, si në çdo zgjerim të mëparshëm, duke përfshirë atë të Greqisë është i dobishëm për vetë unionin. Nuk ka pasur asnjë moment kur zgjerimi nuk ka rezultuar i dobishëm për Bashkimin Evropian, për qytetarët, për vendet që u bashkuan, për shoqëritë që u pranuan”, tha ai.

Hoxha nënvizoi se procesi i harmonizimit të legjislacionit po zhvillohet paralelisht me zbatimin praktik. Sipas tij, Shqipëria ka vendosur objektiv të plotësojë kriteret IBAR në javët e ardhme.

I pyetur në lidhje me harmonizimin e legjislacionit, Hoxha tha se kjo është pjesë e procesit, por gjëja më e rëndësishme është zbatimi.

“Si po e bëjmë? Në të vërtetë po e bëjmë paralelisht, jo vetëm duke e harmonizuar, përkthyer dhe transpozuar legjislacionin, por dhe duke vepruar me synimin e mbylljes së kapitujve”, tha ai.

“I kemi vendosur vetes objektiv shumë ambicioz të plotësojmë kriteret (IBAR) në javët e ardhme, të fillojmë mbylljen e kapitujve gjatë këtij viti dhe të kemi mundësinë të mbyllim të gjithë kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm.  Është shumë ambicioze, por është e realizueshme. Ishte shumë ambicioze të hapnim të gjitha grupet në 13 muaj. E bëmë. E bëmë së bashku. Është e mundur. Ky është mentaliteti ynë dhe mentaliteti që Shqipëria ka sot është të mendojë, të veprojë dhe të funksionojë si një shtet anëtar i BE-së”, tha ai.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të bazuar në meritë për të gjitha vendet e rajonit, duke nënvizuar se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet i bashkuar në rrugën drejt integrimit evropian.

“Procesi duhet të mbetet i bazuar në meritë, ka ende shumë njerëz në rajon që nuk besojnë se do të ndodhë, do t’u thonë, po bëni këtë, bëni atë, por nuk do të ndodhë. Unë besoj se do të ndodhë, dhe presidenca greke do të bëjë të ndodhë siç dëgjuam. 1,2,3 apo 4 vende të Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen. Klima do të ndryshojë dhe është e rëndësishme që mos të lëmë askënd pas. Ata që avancojnë meritojnë atë që arrijnë por të gjithë duhet të jenë pjesë e procesit, dhe integrimi gradual që ministri përmendi duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë. Jemi Ballkani Perëndimor 6 dhe duhet të mbetemi Ballkani Perëndimor 6”, tha ministri Hoxha.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

59 minuta ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

1 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

2 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

3 orë ago

“Ka bërë pakt me djallin”, Arjan Konomi ‘godet’ me deklaratën për Bora Zemanin!

Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…

4 orë ago

Mickoski: Arben Fetai do të angazhohet në Bruksel

Kryeministri Hristijan Mickoski në Tv “Sitel” tha se në Qeveri do të ketë ndryshime, duke…

4 orë ago