Edhe pse propozim ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nuk parasheh masa ndëshkuese, zv. kryeministri Bekim Sali thotë se i njëjti do të respektohet.
I pyetur se Ligji për Përfaqësim Adekuat nuk parashikon masa ndëshkuese dhe sa është e mundur që kjo të ketë përfaqësim të drejtë, Sali tha se garantues për këtë është qeveria.
“Garantues për këtë jemi ne, se Ligji do të respektohet dhe Ligji për Përfaqësim Adekuat do të zbatohet në sistemin administrativ të vendit. Ligji parasheh krijimin e akteve nënligjore me të cilat në raste të nevojës do të mund të miratohen dhe në bazë të asaj të mund të veprohet. Në Ligj është paraparë një trup koordinativ që do të udhëhiqet nga zv. kryeministri i parë”, tha Sali.
Ai shtoi se pas miratimit të Ligjit do të përcillet se si do të zhvillohet një politikë e tillë.
Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…
I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…
Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…
Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…
Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…