Categories: SHOWBIZ

Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ për evakuime në zonën e luftës

Press Online
22 Prill 2026, 10:29

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbështetur një nismë bamirësie që ka ndihmuar mjekët ushtarakë ukrainas të sigurojnë një automjet pickup, i cili do të përdoret për evakuime dhe misione në zonat e luftës.

Sipas materialit të publikuar, automjeti i është dorëzuar Batalionit të Parë të Veçantë Mjekësor, falë një fushate grumbullimi fondesh ku ka qenë e përfshirë edhe mbështetja e artistes.

Mjeti pritet të shërbejë në operacione emergjente, duke ndihmuar ekipet mjekësore të lëvizin më shpejt dhe më sigurt në terren, sidomos gjatë evakuimit të të plagosurve.

Fondet janë mbledhur gjatë një eventi bamirësie të organizuar nga Service95, platforma e themeluar nga Dua Lipa. Më pas, paratë janë transferuar te Driving Ukraine, një organizatë që merret me përshtatjen dhe modifikimin e automjeteve për nevojat e mjekëve dhe të ushtrisë në Ukrainë.

Në një reagim në Instagram, pjesëtarë të njësisë mjekësore e kanë përshkruar ndihmën si një surprizë pozitive, duke shkruar: “Shanset që Dua Lipa të ndihmonte në ngritjen e fonE madhee për një automjet për njësinë tonë nuk ishin të mëdha… por nuk ishin asnjëherë zero”.

Nisma vjen në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme humanitare që synojnë të mbështesin shërbimet emergjente në Ukrainë, në një kohë kur nevojat në terren mbeten të larta.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

E papritur, në këtë gjendje e publikon Karim Adeyemi, Loredanën!

Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…

4 minuta ago

Adioni hedh “zjarr” sërish, përshëndet ish të dashurën këngëtare në Ferma Vip?

Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…

1 orë ago

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

2 orë ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

2 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

3 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

4 orë ago