Categories: MODË & STIL

Zebra print është hiti i ri i sezonit: Pantallonat që po i zëvendësojnë xhinset dhe leopardin

Press Online
21 Prill 2026, 10:14

Pantallonat me zebra print dhe rikthimi i motiveve animal janë ndër trendët më të spikatur të sezonit, në një kohë kur leopardi dhe tigri po kthehen në variante të reja e më të freskëta

Ajo që po ndodh aktualisht në skenën e modës tregon se printet shtazore nuk janë më të rezervuara vetëm për më të guximshmit, por po bëhen pjesë e stilit të përditshëm dhe një zgjedhje gjithnjë e më normale.

Për një kohë të gjatë, printet animal kanë qenë në një territor të lëkundur. Në një moment konsideroheshin të tepruara, madje edhe të vjetruara, ndërsa më pas moda i riktheu në fokus, por në një formë shumë më moderne dhe më të sofistikuar. Leopardi dhe zebra, dikur simbol i teprimit, sot vishen me lehtësi si pjesë e kombinimeve të balancuara që bashkojnë stilin urban me atë casual.

Megjithatë, kësaj here vëmendja po zhvendoset gradualisht nga ajo që pritej. Zebra print është veçuar si favoritja e papritur. Vijat e saj bardh e zi duken më të pastra, më grafike dhe vizualisht më moderne, gjë që e bën ideale për kombinim me tone neutrale, por edhe me zgjedhje më të guximshme.

Interesante është se ky motiv nuk lidhet më vetëm me veshje që bien menjëherë në sy, por po hyn edhe në siluetat e përditshme, sidomos te pantallonat me prerje të lirshme dhe komode. Modele të tilla sjellin kombinim mes rehatisë dhe shprehjes së stilit, ndaj përshtaten lehtë me mënyrën bashkëkohore të veshjes që kërkon thjeshtësi me karakter, transmeton Telegrafi.

Në vend të xhinseve klasike që dominojnë gardërobat, gjithnjë e më shpesh po zgjidhen variante më të lehta me bel elastik dhe rënie fluide. Pikërisht aty zebra print merr rolin e saj të ri: jo si ekstravagancë, por si detaj që e ngrit gjithë veshjen pa shumë përpjekje.

Kombinimi i këtyre pantallonave bëhet pothuajse intuitiv. Këpucët e sheshta, çantat minimaliste dhe pjesët e sipërme të thjeshta mjaftojnë që printi të vijë në pah, ndërsa pjesa tjetër e pamjes mbetet e qetë dhe e balancuar. Në këtë mënyrë krijohet ekuilibër mes shprehjes së stilit dhe përdorimit të përditshëm.

Në një kontekst më të gjerë, rikthimi i printëve animal tregon për ndryshim në estetikën e modës: nuk kërkohet më minimalizëm perfekt, por pjesë që kanë personalitet. Zebra, leopardi dhe motive të ngjashme nuk janë më rrezik mode, por mënyrë për ta kthyer një veshje bazike në diçka më tërheqëse, por ende lehtësisht të përdorshme.

Pikërisht për këtë arsye, ky trend nuk duket si valë kalimtare, por si një fazë e re ku printet po bëhen sërish pjesë e barabartë e garderobës së përditshme.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Shijoi 300 vakte falas në zonën VIP në aeroport, në fund anuloi biletën e klasit të parë

2 Kjo është një nga ato histori që vërteton se ndonjëherë, zgjuarsia tejkalon çdo rregullore…

23 minuta ago

Xheneta mahnit me elegancën e saj në foto të reja

Xheneta Fetahu, modele e njohur dhe ish-banorë e Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një…

58 minuta ago

​Chivu: Vetëm Interi mund ta bëjë përmbysje të tilla

Cristian Chivu ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas një tjetër përmbysjeje spektakolare ndaj…

1 orë ago

Xhesika mahnit me fustanin transparent në setin e ri fotografik

Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…

2 orë ago

Përveçse është irrituese, gërhitja mund të tregojë edhe një problem shëndetësor

1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…

2 orë ago

Plumbi i 20 prillit 1924, fundi i Avni Rustemit

Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…

2 orë ago