Pas një sëmundjeje të gjatë, ka ndërruar jetë Gordana Duvnjak, gazetare e shquar në fushën e politikës dhe drejtësisë. Karrierën e saj si gazetare e nisi në vitin 1988 në Radio Televizionin e Maqedonisë, ku punoi për dy vite, informon PressOnline.al
Në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 1999, ajo punoi në gazetën “Nova Makedonija”. Për shumë vite ishte gazetare, ndërsa më pas edhe redaktore në gazetën “Utrinski Vesnik”, në periudhën 1999–2017.
Në vitin 2017 u punësua në agjencinë e lajmeve “Makfax”. Në vitin 2018 punoi në televizionin “1TV” si gazetare dhe për një periudhë edhe si redaktore. Nga viti 2019 ishte pjesë e revistës “Fokus”.
Karrierën profesionale e përmbylli si zyrtare për marrëdhënie me publikun në Këshillin Gjyqësor. Varrimi i Gordana Duvnjak do të mbahet nesër në varrezat e Butelit.(PressOnline.al)
Cristian Chivu ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas një tjetër përmbysjeje spektakolare ndaj…
Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…
1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…
Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…
Dita e parë e festivalit beatsnbrunchh në Tiranë solli një pamje të freskët dhe plot…
Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish…