Categories: SHOWBIZ

Nora Istrefi flet për raportin me Robert Berishën: Çdo njeri e meriton një shans të dytë, por jo të tretë ndoshta

Press Online
20 Prill 2026, 14:26

Këngëtarja, Nora Istrefi, ka qenë e ftuar në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, ku përveç projektit të ri muzikor “EP IV”, është ndalur edhe te jeta e saj private dhe raporti me ish-bashkëshortin, Robert Berishën.

Në javët e fundit në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar zëra për një afrim të mundshëm mes dyshes, sidomos pas një darke të përbashkët në Zvicër dhe deklaratave të Robert Berishës, i cili ka lënë të hapura mundësitë për çdo zhvillim mes tyre.

E pyetur për këto spekulime, Nora Istrefi ka reaguar fillimisht me humor duke thënë: “A fillut ju?”.

 Prive

Më pas, ajo është ndalur te ideja e shanseve të dyta në marrëdhënie, ku ka dhënë një qëndrim të qartë mbi këtë temë.

Ajo është shprehur: “Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta”.

Në vijim të intervistës, kur është pyetur nëse do të zgjidhte një intervistë me ish-partnerin apo një pushim të përbashkët me të, këngëtarja ka treguar se marrëdhënia mes tyre mbetet korrekte edhe pas ndarjes. Ajo ka thënë: “Të dyjat i kam bërë, po”.

Ndërkohë, Nora Istrefi po vazhdon aktivitetin e saj muzikor me publikimin e projektit “EP IV”, i cili është pritur me interes nga publiku.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Jona Spahiu ironizon shikueshmërinë e fotos së Mateos dhe Brikenës: A po jetojmë në simulim?

Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish…

25 minuta ago

Chelsea e shkarkon trajnerin Liam Rosenior

Chelsea FC ka njoftuar sot zyrtarisht ndarjen me trajnerin e parë Liam Rosenior, duke i dhënë fund…

39 minuta ago

City identifikon pasuesin ideal të Guardiolës

Vincent Kompany vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm me Bayern Munich. Me titullin e kampionit…

40 minuta ago

E papritur, në këtë gjendje e publikon Karim Adeyemi, Loredanën!

Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…

1 orë ago

Adioni hedh “zjarr” sërish, përshëndet ish të dashurën këngëtare në Ferma Vip?

Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…

2 orë ago

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

3 orë ago