Categories: RAJONI

Kurti i shkruan Bedri Hamzës, por thotë se oferta që kishte për LDK-në nuk vlen për PDK-në

Press Online
20 Prill 2026, 14:22

Kryeministri, njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti pas takimit pa rezultat me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, ka shpalosur detaje nga dy ofertat që i bëri Abdixhikut.

Ai tha se i ofroi kreut të LDK-së, postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera.

Madje Kurti tha se postin e zëvendëskryeministrit ia propozoi vetë Abdixhikut. Një tjetër ofertë që sipas tij u refuzua nga LDK është edhe propozimi që posti i Kryetarit të Kuvendit t’i takoj kësaj partie, pra që nënkryetari i LDK-së ti ndërroj vendet me Kryetaren e kuvendit nga radhët e LVV-së.

Pas shterimit të mundësive me LDK, Kurti tha se i ka dërguar një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

“Para se të vija këtu i kam dërguar mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe të shohim tash çka është e mundur që të ecim përpara”, tha Kurti.

Mirëpo ai shtoi se oferta që ishte për LDK-në nuk vlen për PDK-në.

“Propozimi ynë oferta jonë që u refuzua për bashkëqeverisje me LDK, ka qenë ekskluzive për LDK-në. Ju duhet të kuptoni që vetë LDK nuk ka konsideruar asnjëherë që asaj i takon presidenti. Duhet ta kuptoni situatën e vështirë që ndodhem unë, nuk mund të bëhem më LDK se vetë LDK-ja”, tha Kurti.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Stephanie mahnit me këmishën e hapur!

Stephanie Rao, një nga modelet më të njohura të fitnesit në rrjetet sociale, ka ndarë…

6 minuta ago

Shijoi 300 vakte falas në zonën VIP në aeroport, në fund anuloi biletën e klasit të parë

2 Kjo është një nga ato histori që vërteton se ndonjëherë, zgjuarsia tejkalon çdo rregullore…

32 minuta ago

Xheneta mahnit me elegancën e saj në foto të reja

Xheneta Fetahu, modele e njohur dhe ish-banorë e Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një…

1 orë ago

​Chivu: Vetëm Interi mund ta bëjë përmbysje të tilla

Cristian Chivu ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas një tjetër përmbysjeje spektakolare ndaj…

2 orë ago

Xhesika mahnit me fustanin transparent në setin e ri fotografik

Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…

2 orë ago

Përveçse është irrituese, gërhitja mund të tregojë edhe një problem shëndetësor

1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…

3 orë ago