Ish-gjyqtari i Gjykatës Supreme Naqe Georgiev do të lirohet nga burgu gjatë kësaj vere, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup për uljen e dënimit me burg.
Me këtë vendim, ai nuk do të qëndrojë në burg deri në vitin 2027, por do të lirohet pas rreth dy vitesh e dy muajsh vuajtje të dënimit.
Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e tij, ku ai ka theksuar sjellje të mirë në burg, moshën 63-vjeçare dhe probleme shëndetësore si rrethana lehtësuese.
Më herët, Gjykata Penale kishte ulur tashmë dënimin e tij, ndërsa vendimi i Apelit e ka reduktuar edhe më tej.
Georgiev ishte dënuar për marrje ryshfeti prej 10 mijë eurosh, në një rast ku kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, duke marrë një dënim prej tre vitesh burg dhe ndalim ushtrimi të funksionit gjyqësor.
2 Kjo është një nga ato histori që vërteton se ndonjëherë, zgjuarsia tejkalon çdo rregullore…
Xheneta Fetahu, modele e njohur dhe ish-banorë e Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një…
Cristian Chivu ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas një tjetër përmbysjeje spektakolare ndaj…
Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…
1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…
Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…