Koha e Hipokratit, apo e Hipokritit….?!
Ky version origjinal i “Betimit të Hipokratit”, është kod jetëdhënës për njeriun, pavarësisht profesionit…
Unë i betohem Apolos, mjekut dhe Asklepit, kirurgut, po ashtu dhe Panakeas, dhe i thërras të gjithë zotat dhe perëndeshat të dëshmojnë.
Unë do të respektoj dhe do të mbroj këtë betim, me fuqinë më të madhe dhe gjykimin më të lartë.
Do të nderoj mësuesin që më mësoi artin. Sikundër prindërve të mi, do t’i jap atij mjetet e nevojshme për mbështetje, dhe do t’i konsideroj bijtë e tij si vëllezërit e mi.
Do t’u mësoj atyre artin pa shpërblim dhe pa ujdi, dhe do t’u jap përvojën, udhëzimet, dhe çdo gjë që di, sikundër bijve të mi.
Po ashtu do të veproj me të gjithë nxënësit, që do të zotohen dhe do të lidhen me betimin profesional dhe me kurrgjë tjetër.
Për shërimin e të sëmurit, do të sajoj dhe do të jap dietën më të mirë, sipas gjykimit dhe mjeteve të mia. Do të përkujdesem që ai të mos vuajë as lëndim as dëmtim.
Asnjë përgjërim prej askujt nuk do të më bindë për t’i dhënë dikujt helm, as do të këshilloj njeri të bëjë këtë.
Për më tepër, nuk do t’i jap asnjëfarë ilaçi gruas shtatzënë, me qëllim prishjen e fëmijës.
Për më tepër, do të sillem dhe do të përdor dijen time në mënyrë të perëndishme.
Në çdo shtëpi, vizita ime do të jetë vetëm për lehtësim dhe në dobi të të sëmurit dhe me vullnet do t’u shmangem shkaktimit të dëmeve apo gabimeve prej gënjeshtrave.
Në mënyrë të veçantë veprimeve me natyrë dashurore.
Gjatë praktikës sime, çdo gjë që mund të shoh apo dëgjoj (edhe kur nuk jam i ftuar), çdo gjë që mund të ndodhë të mësoj, nëse nuk është e duhur të përsëritet, do ta mbaj sekret të shenjtë brenda kraharorit tim.
Nëse respektoj këtë betim me besim, lulëzofsha dhe përparofsha në mirëqenien dhe profesionin tim dhe jetofsha në vlerësim të pasardhësve.
Por në e shkelsha, i kundërt qoftë fati im!
Shqipëroi: Alfred Kola. (ObserverKult)
1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…
Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…
Dita e parë e festivalit beatsnbrunchh në Tiranë solli një pamje të freskët dhe plot…
Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish…
Chelsea FC ka njoftuar sot zyrtarisht ndarjen me trajnerin e parë Liam Rosenior, duke i dhënë fund…
Vincent Kompany vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm me Bayern Munich. Me titullin e kampionit…