Tetë persona humbën jetën pasi një helikopter privat u rrëzua në ishullin Borneo të Indonezisë, njoftoi Ministria e Transporteve e vendit.
Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë, përfshirë edhe një shtetas nga Malajzia. Helikopteri, i prodhuar nga kompania Airbus dhe në pronësi të kompanisë lokale Matthew Air Nusantara, humbi kontaktin me kontrollin ajror vetëm pesë minuta pas ngritjes nga provinca Kalimantan Perëndimor, të enjten në mëngjes.
Deri më tani nuk ka një shpjegim zyrtar për shkaqet e aksidentit. “Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë ndërruar jetë, bazuar në informacionet nga terreni”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i aviacionit civil, Lukman F. Laisa.
Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë viktimat mbrëmjen e së njëjtës ditë, në një zonë me pyje të dendura dhe terren të pjerrët, çka e bëri operacionin të vështirë.
Indonezia, një arkipelag i madh në Azinë Juglindore, mbështetet shumë në transportin ajror për të lidhur mijëra ishujt e saj. Megjithatë, vendi ka një histori problematike sa i përket sigurisë ajrore, me disa aksidente fatale në vitet e fundit.
/vizionplus.tv
Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…
Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…
I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…
Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…
Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…