Categories: MAQEDONI

Operacion i befasishëm policor në shtëpinë e ish kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi

Press Online
17 Prill 2026, 10:00

Operacion i befasishëm policor në shtëpinë e ish kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në orët e vona të mbrëmjes, forca policore iu drejtuan shtëpisë së Arifit pas një sërë dyshimesh lidhur me djalin e saj të mitur, 16 vjeçar, i dyshuar për shitje te lëndëve narkotike.

Nga burimet policore, sasi e lëndëve narkotike ka qenë e konsiderueshme, dhe nga konstatimet, e gatshme dhe e paketuar për shitje. Policia ka gjetur në shtëpinë e të miturit, qese të gatshme, 120 gram marihuanë, të mbyllura me zinxhir, e gatshme për shitje dhe 1,5 gramë kokaine e pastër.

Në versionin e policisë theksohet se më datë 16.4.2026 në ora 22:05, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, të kryer me pëlqimin e pronarit, të cilin i mituri e shfrytëzonte me qira, janë gjetur dhe sekuestruar 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, një paketim me lëndë pluhuri të bardhë.

I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe në prani të prindit me të do të zhvillohet bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.
Sipas informatave, djali i Teuta Arifit është shoqëruar në polici, edhe nga njëri prej prindërve të tij, gjykatës aktual në Gjykatën Supreme.(Alsat)

Press Online

Recent Posts

‘Ti thoshte vajzës së tij’, Miri i drejtpërdrejtë me babain e Selin

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i” lidhur me…

31 minuta ago

Ngjarje e rëndë në Shkup, punëtorët zihen nga dheu i një ndërtese, po vijojnë kërkimet

Sot (24.04.2026), në ora 08:17, në SPB Shkup është denoncuar se në një kantier ndërtimi…

57 minuta ago

TRE LOJËRA, TRE SHANSE PËR FITORE – VETËM ME “ETJA E ARTË” NGA LOTARIA SHTETËRORE!

Është në shitje seria e tretë e tiketes instant “Etja e Artë”, e cila sjell…

1 orë ago

Miri tregon pyetjen më të shpeshtë që po merr pas daljes nga BBVA

Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i “West Side Family”, ka qenë i…

2 orë ago

Zelensky optimist për negociatat e anëtarësimit ndërsa liderët e BE-së mblidhen në Qipro

Ukraina dhe Bashkimi Evropian shpresojnë të nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim, pas humbjes zgjedhore të…

2 orë ago

Arsovski: Me Radevin nuk priten ndryshime thelbësore në marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari

Analisti politik Petar Arsovski vlerësoi se nuk duhen pritur ndryshime thelbësore në marrëdhëniet me Bullgarinë,…

2 orë ago