Ronald Koeman bëri analizën e tij për Barcelonën, e eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke prekur disa tema kyçe. Për pritshmëritë: “Janë shumë vite pa Champions te një klub si Barça. Me skuadrën që ka pasur dhe epokën e Lionel Messi, kjo është e çuditshme. Sot është e vështirë të fitosh një kampionat, aq më shumë Champions-in. Janë më pak ndeshje dhe eliminimi vjen shpejt”.
Për stilin e Hansi Flick: “Mund të bëhet kampion me këtë stil. Është kënaqësi ta shohësh si luan skuadra, por në momente kyçe rrezikon shumë. Linja e lartë kërkon presion perfekt, përndryshe kundërshtarët krijojnë 3-4 raste”.
Për arbitrat: “Është e ekzagjeruar t’i fajësosh vetëm ata. Në rastet e kartonëve të kuq, mund të jepen. Penalltia e paakorduar është tjetër gjë. Kur je brenda klubit mendon ndryshe, por nga jashtë duket e tepruar”.
Për Yamal: “Është një talent i madh dhe do të vendosë ndeshje. Është normale që merr përgjegjësi. Brenda dy vitesh mund të bëhet lider i vërtetë”.
Për obsesionin Champions: “Barça mbetet klub i madh. Kampionati është baza, por Champions-i ka peshë të madhe, edhe ekonomike. Çdo vit bëhet më vendimtar”.
Për Frenkie de Jong: “Kritikat nuk janë të drejta, është lojtar kyç. Kur hyn pak minuta në lojë, është e vështirë ta ndryshosh ndeshjen. Nëse ndihet mirë, është shumë i rëndësishëm për Barçën”.
Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i “West Side Family”, ka qenë i…
Ukraina dhe Bashkimi Evropian shpresojnë të nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim, pas humbjes zgjedhore të…
Analisti politik Petar Arsovski vlerësoi se nuk duhen pritur ndryshime thelbësore në marrëdhëniet me Bullgarinë,…
Meta do të shkurtojë mijëra vende pune muajin e ardhshëm, ndërsa shpenzon më shumë se…
Dje, pati një lehtësim të jashtëzakonshëm midis udhëheqësve, sepse për herë të parë pas vitesh,…
Juventusi po kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm dhe midis emrave që po merren në…