Rusia goditi me dronë dhe raketa disa qytete të Ukrainës gjatë natës të së mërkurës, duke shkaktuar të paktën 17 viktima dhe mbi 90 të plagosur, sipas autoriteteve ukrainase.
Në kryeqytetin Kiev, katër persona humbën jetën, mes tyre edhe një djalë 12-vjeçar. Kryebashkiaku Vitali Klitschko bëri të ditur se ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat një nënë me fëmijën e saj pas shembjes së një ndërtese 16-katëshe në distriktin Podilsky.
Në veri të qytetit, katër punonjës të emergjencës mbetën të plagosur nga bombardimet.
Në Dnipro, tre persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa në qytetin port të Odesës humbën jetën tetë persona. Në Kharkiv, një grua 77-vjeçare dhe një burrë 66-vjeçar u plagosën nga një sulm me dron.
Ndërkohë, autoritetet ruse raportuan se dy fëmijë, të moshës pesë dhe 14 vjeç, u vranë nga një sulm me dron ukrainas në rajonin Krasnodar.
Këto zhvillime vijnë menjëherë pas një armëpushimi të shkurtër gjatë festimeve të Pashkëve Ortodokse, gjatë të cilit të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i dënoi sulmet duke i cilësuar si krime lufte dhe u bëri thirrje venE madhee ndërkombëtare të rrisin presionin ndaj Rusisë përmes sanksioneve dhe mbështetjes për Ukrainën.
Lufta në Ukrainë ka hyrë tashmë në vitin e pestë, ndërsa përpjekjet për paqe mbeten të bllokuara mes mosmarrëveshjeve për kushtet e një armëpushimi dhe një marrëveshjeje përfundimtare.
Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…
1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…
Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…
Dita e parë e festivalit beatsnbrunchh në Tiranë solli një pamje të freskët dhe plot…
Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish…
Chelsea FC ka njoftuar sot zyrtarisht ndarjen me trajnerin e parë Liam Rosenior, duke i dhënë fund…