Categories: MAQEDONI

Pas Orbanit, pesë liderë sfidojnë unitetin europian

Press Online
16 Prill 2026, 08:42

Largimi i Viktor Orbanit nga pushteti në Hungari hap një pyetje të rëndësishme: kush do ta marrë rolin e kundërshtarit më të zëshëm dhe potencialisht bllokues të vendimmarrjes në Bashkimin Europian, në një kohë kur Brukseli ka më shumë se kurrë nevojë për unitet. Me Orbanin jashtë skenës, pozicioni i tij si “frenuesi kryesor” i proceseve në BE mbetet vakant, shkruan Politico, përcjell PressOnline.al

Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm, pasi blloku europian mbështetet te konsensusi për të miratuar sanksione, buxhete dhe vendime të tjera kyçe që ende kërkojnë miratimin e të gjitha shteteve anëtare.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, reagoi menjëherë pas humbjes së Orbanit, duke propozuar ndryshime në rregullat e votimit për të shmangur bllokadat e ardhshme.

Për vite me radhë, ish-kryeministri hungarez përdori të drejtën e vetos për të penguar iniciativa të rëndësishme, veçanërisht ato që lidhen me mbështetjen e BE-së për Ukrainën. Pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e fundit, ai pritet të zëvendësohet nga Peter Magyar, një politikan i qendrës së djathtë që ka sinjalizuar gatishmëri për bashkëpunim më të ngushtë me Brukselin.

Disa shpresojnë se kjo do të lehtësojë arritjen e konsensusit. “Modeli politik i ndërprerjes sistematike dhe strukturore është rrëzuar pas humbjes së Fidesz-it,” deklaroi një diplomat i BE-së.

Megjithatë, largimi i Orbanit nuk do të thotë fundi i sfidave për Brukselin. Këshilli Europian, ku mblidhen liderët e 27 venE madhee anëtare, përfshin ende figura që mund të marrin rolin e “penguesit”.

Sipas Politico, pesë liderë mund të shfaqen si “dele të zeza” të reja të BE-së:

Robert Fico (Sllovaki)

Kryeministri sllovak Robert Fico ka qenë shpesh një partner besnik i Orbanit në përdorimin e vetos, sidomos kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe ndihmës për Ukrainën. Ai madje ka paralajmëruar se mund të bllokojë një paketë prej 90 miliardë eurosh për Kievin nëse është e nevojshme.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Fico do të ndjekë të njëjtën linjë apo do të zgjedhë një qasje më konstruktive ndaj BE-së.

Populisti miliarder: Andrej Babiš (Çeki)

ryeministri çek Andrej Babiš, i cilësuar shpesh si “Trumpi çek”, ka shfaqur qëndrime të ngjashme me Orbanin. Ai ka kërkuar reduktimin e mbështetjes për Ukrainën dhe ka kritikuar politikat klimatike të BE-së, duke i konsideruar të dëmshme për ekonominë kombëtare.

Balancuesja: Giorgia Meloni (Itali)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni lëviz mes pragmatizmit europian dhe politikës së djathtë kombëtare. Ajo ka preferuar arritjen e kompromisit në vend të bllokadave, por në disa raste ka treguar mirëkuptim për qëndrimet e Orbanit.

“Kthyesi”: Janez Janša (Slloveni)

Ish-kryeministri slloven Janez Janša, një figurë populiste e djathtë, mund të rikthehet në pushtet. Ai është i njohur për përplasjet me mediat dhe për qëndrimet e tij të forta politike, por ndryshe nga Orbani, ai mbështet fuqishëm Ukrainën dhe integrimin e saj në BE.

“Karta bullgare”: Rumen Radev (Bullgari)

Ish-presidenti bullgar Rumen Radev, i cili synon rikthimin në pushtet përmes një partie të re, shihet si një faktor potencial destabilizues. Ai ka deklaruar se Ukraina është “e dënuar” në luftën me Rusinë dhe ka kritikuar rritjen e ndihmës ushtarake nga BE.

Ndërsa BE përballet me sfida të shumta gjeopolitike, mungesa e një figure si Orbani nuk garanton stabilitet. Përkundrazi, mund të hapë rrugën për një brez të ri liderësh që do të testojnë unitetin e bllokut në mënyra të ndryshme.(PressOnline.al)

Press Online

Share
Published by
Press Online
Tags: top

Recent Posts

Adioni hedh “zjarr” sërish, përshëndet ish të dashurën këngëtare në Ferma Vip?

Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…

31 minuta ago

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

2 orë ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

2 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

3 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

4 orë ago

“Ka bërë pakt me djallin”, Arjan Konomi ‘godet’ me deklaratën për Bora Zemanin!

Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…

5 orë ago