Categories: TEKNOLOGJI

Në 80% të rasteve AI jep diagnoza të pasakta!

Press Online
16 Prill 2026, 12:29

Një studim i ri ka ngritur shqetësime serioze për përdorimin e chatbotëve me inteligjencë artificiale në fushën mjekësore, duke treguar se ata shpesh japin diagnoza të pasakta në fazat e hershme të sëmundjeve. Sipas një kërkimi të publikuar në revistën shkencore “JAMA Netëork Open” dhe të raportuar nga “Financial Times”, modelet e mëdha të inteligjencës artificiale gabojnë në mbi 80% të rasteve kur të dhënat për pacientin janë të pakta ose të paplota.

Studiuesja kryesore e studimit, Arya Rao nga sistemi shëndetësor “Mass General Brigham” në Massachusetts, shpjegon se këto sisteme janë shumë të mira kur kanë informacion të plotë, por hasin vështirësi në fazat e para të diagnostikimit, kur simptomat janë të paqarta dhe të kufizuara. Sipas rezultateve, kur informacioni për pacientin bëhet më i plotë, shkalla e gabimeve bie në më pak se 40%, ndërsa modelet më të avancuara arrijnë deri në mbi 90% saktësi në vendosjen e diagnozës përfundimtare.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se mbështetja e plotë tek inteligjenca artificiale për diagnoza mjekësore mund të jetë e rrezikshme, sidomos kur përdoruesit japin të dhëna të paplota ose të paqarta. Studimi nënvizon se këto mjete duhet të shihen si ndihmëse për mjekët dhe jo si zëvendësim i tyre.

OpenAI njoftoi se ChatGPT tani do t’u kujtojë përdoruesve të bëjnë një pushim nëse e gjejnë veten në një bisedë veçanërisht të gjatë me këtë chatbot të Inteligjencës Artificiale. Karakteristika e re është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për t’i bërë përdoruesit të kultivojnë një marrëdhënie më të shëndetshme me asistentin me Al. Njoftimi i kompanisë sugjeron që njoftime do të shfaqen në ekran, që përdoruesit do të duhet të klikojnë ose prekin për të vazhduar përdorimin e ChatGPT. “Keni biseduar për një kohë, a është tani momenti për një pushim?”, thuhet në njoftim. Sistemi është i ngjashëm me njoftimet që lojërat e Nintendo Wii dhe Switch shfaqin kur lojtarët i luajnë ato për një kohë të gjatë.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

E papritur, në këtë gjendje e publikon Karim Adeyemi, Loredanën!

Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…

2 minuta ago

Adioni hedh “zjarr” sërish, përshëndet ish të dashurën këngëtare në Ferma Vip?

Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…

1 orë ago

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

2 orë ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

2 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

3 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

4 orë ago