Categories: MAQEDONI

Аliu: Masa të përforcuara antikorrupsion dhe transparencë më të madhe në prokurimet publike në shëndetësi

Press Online
16 Prill 2026, 13:59

Ministri i Shëndetësësi, Azir Aliu sot tha se Transparenca dhe llogaridhënia përbëjnë prioritete kyçe në funksionimin e sistemit shëndetësor dhe se po punojnë vazhdimisht për përmirësimin e procedurave dhe rritjen e besimit në sistemin shëndetësor.

“Sipas raportit, në shëndetësi pjesëmarrja e vendimeve për ankesa është 2,43%, që është nën mesataren shtetërore prej 2,88%. Në këtë kontekst, pjesa më e madhe e pikave kontestuese lidhen me vlerësimin e ofertave. Pikërisht për këtë arsye, Ministria tashmë ka ndërmarrë masa që kanë dhënë edhe rezultatet e para konkrete – për më pak se gjashtë muaj kemi rritur rezultatin në sistemin e integritetit nga 34,2% në vitin 2024 në 66,15% në vitin 2025.

Në të njëjtën linjë është edhe furnizimi trevjeçar me barna për sëmundje të rralla, i cili sjell vazhdimësi për pacientët dhe planifikim më të mirë për furnizuesit. Qëllimi ynë është që shëndetësia të mos jetë vetëm nën mesataren shtetërore, por të bëhet shembull për ligjshmëri, parashikueshmëri dhe besim”, theksoi ministri Azir Aliu në ngjarjen e sotme, të organizuar nga Qendra për Komunikime Qytetare, kushtuar dialogut për forcimin e masave antikorrupsion në prokurimet publike.

i pjesë e reformave, thekson Aliu, në Ligjin e ri për barna parashikohen procedura më efikase për miratimin dhe regjistrimin e barnave, modernizim i sistemit, shkurtim i kohës për disponueshmërinë e tyre dhe vendosje e mekanizmave për monitorimin e furnizimit, me qëllim parandalimin e mungesave eventuale.

“Njëkohësisht, digjitalizimi mbetet një segment i rëndësishëm në forcimin e transparencës.

Gjithashtu, është krijuar një portal i ri publik për donacione, si dhe një platformë online për raportimin anonim të parregullsive dhe korrupsionit në shëndetësi, që mundëson rritje të besimit të qytetarëve dhe mbrojtje më efikase të interesit publik”, tha Aliu.

Desk

Share
Published by
Desk
Tags: top

Recent Posts

Adioni hedh “zjarr” sërish, përshëndet ish të dashurën këngëtare në Ferma Vip?

Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…

34 minuta ago

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

2 orë ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

2 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

3 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

4 orë ago

“Ka bërë pakt me djallin”, Arjan Konomi ‘godet’ me deklaratën për Bora Zemanin!

Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…

5 orë ago