Kosova ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV), njoftoi sot se është vnedosur ndalimi i importit të deleve dhe dhive nga Shqiptëria. Vendimi u mor pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) të bagëtive në Qarkun e Dibrës.
Në një postim ntë rrjetet sociale, AUV u bën thirrje që, “përmes drejtorive të për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, të shmangin çfarëdo kontakti me kopetë e fermerëve nga Shqipëria.”
AUV u bën thirrje fermerëve që të rrisin masat e biosigurisë dhe të ndërmarrin këto veprime, duke shmangur lëvizjet e panevojshme të kafshëve nga një zonë në tjetrën. Po ashtu u bën thirrje fermerëve të raportojnë menjëherë tek veterineri çdo shenjë të dyshimtë (ethe, rrjedhje nga hundët, dobësi, diarre)
AUV bën apel për kufizim të kontaktit të tufave me kafshë tjera sidomos në zonat kufitar dhe respektim të udhëzimit dhe këshillave të AUV-së. AUV po ashtu u bën apel fermerëve për të mos blerë kafshë nga ferma të tjera pa e ditur statusin shëndetësor të tyre.
Sëmundja PPR është një infeksion viral shumë ngjitës që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara, si dhe përmes sekrecioneve dhe jashtëqitjeve të tyre.
Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…
Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…
I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…
Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…
Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…