Categories: RAJONI

Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë: U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit!

Press Online
12 Prill 2026, 09:36

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një urim me rastin e Pashkës Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uron për më shumë dritë në jetën e besimtarëve duke u nisur nga simbolikë e dritës së ngjalljes së Krishtit dhe shpërndarjes së saj.

Presidenti Begaj uron që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar vlerën e besimit dhe shpresës që kjo dritë përfaqëson.

“Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve ju uroj: Gëzuar Pashkën të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë! U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim!”/vizionplus.tv

Press Online

Recent Posts

‘Nuk e pranon ekzistencën e nënës’, vajza e Fjolla Morinës u përgjigjet akuzave në rrjet

Së fundmi, Lediana, vajza e këngëtares së njohur Fjolla Morina, ka vendosur të reagojë publikisht…

47 minuta ago

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

1 orë ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

1 orë ago

Fansi i bën kërkesen e papritur Anises, këngëtarja habit me veprimin

Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi…

2 orë ago

Shokuese! Konkurrenti i reality show-t tenton të mbysë bashkëpjesmarrësen!

Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…

3 orë ago

Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…

3 orë ago