Categories: GLOBI

Zelensky paralajmëron Rusinë kundër shkeljes së armëpushimit të Pashkëve Ortodokse

Press Online
11 Prill 2026, 23:18

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, paralajmëroi sot Rusinë kundër çdo shkeljeje të mundshme të armëpushimit të planifikuar për Pashkët Ortodokse, pak përpara se ndalimi i luftimeve të hynte në fuqi.

Ai tha se së bashku me komandantin e përgjithshëm Oleksandr Syrskyi kanë përcaktuar kushtet e reagimit të Ukrainës në rast të shkeljeve.

Sipas Zelenskyt, “për aq kohë sa nuk ka sulme ruse nga ajri, toka apo deti, nuk do të ketë përgjigje nga ana jonë”.

Armëpushimi pritet të nisë në orën 16:00 sipas orës lokale, siç është përcaktuar nga presidenti rus Vladimir Putin. Nga ana tjetër, Moska ka paralajmëruar se do të reagojë në rast të shkeljeve nga forcat ukrainase.

Në të kaluarën, të dyja palët janë akuzuar vazhdimisht për shkelje të armëpushimeve. “Ushtria ukrainase është e përgatitur për çdo zhvillim në vijën e frontit”, theksoi Zelensky dhe përsëriti propozimin e tij për ta kthyer armëpushimin në një marrëveshje të përhershme paqeje.

“Ai mund të jetë një hap real drejt paqes”, tha ai, duke shtuar se iniciativa për zgjatjen e armëpushimit i është paraqitur palës ruse.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se luftimet do të rifillojnë pas përfundimit të armëpushimit në mesnatën e së dielës, nëse Ukraina nuk pranon kushtet e Rusisë për paqe.

Moska kërkon që Kiev të tërheqë trupat nga rajoni i Donbass në lindje të Ukrainës, pjesa më e madhe e të cilit është aktualisht nën kontroll rus.

Përveç kësaj, Rusia kërkon edhe qytetet strategjike Kramatorsk dhe Sloviansk si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Zelensky e ka refuzuar kategorikisht këtë kërkesë, duke e konsideruar si një dorëzim të territoreve ndaj pushtimit rus.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Stephanie mahnit me këmishën e hapur!

Stephanie Rao, një nga modelet më të njohura të fitnesit në rrjetet sociale, ka ndarë…

2 minuta ago

Shijoi 300 vakte falas në zonën VIP në aeroport, në fund anuloi biletën e klasit të parë

2 Kjo është një nga ato histori që vërteton se ndonjëherë, zgjuarsia tejkalon çdo rregullore…

28 minuta ago

Xheneta mahnit me elegancën e saj në foto të reja

Xheneta Fetahu, modele e njohur dhe ish-banorë e Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një…

1 orë ago

​Chivu: Vetëm Interi mund ta bëjë përmbysje të tilla

Cristian Chivu ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas një tjetër përmbysjeje spektakolare ndaj…

1 orë ago

Xhesika mahnit me fustanin transparent në setin e ri fotografik

Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…

2 orë ago

Përveçse është irrituese, gërhitja mund të tregojë edhe një problem shëndetësor

1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…

2 orë ago