Categories: MAQEDONI

Kalon në Qeveri ligji për shtesa rinore

Press Online
11 Prill 2026, 23:39

Të rinjtë deri në 23 vjeç, të punësuar në sektorin e prodhimit, do të përfitojnë mbështetje financiare prej 3000 denarësh çdo muaj.

Këtë e garanton ligji i ri për shtesa rinore, e propozuar nga Ministria e Ekonomisë, e që mori dritë jeshile në seancën e fundit të Qeverisë.

“Ky ligj në fakt është edhe një bazë e planit aksional të punësimit, apo planit operativ siç e njeh qytetari ndryshe, për vitin 2026. Ky plan operativ për momentin është duke u rrumbullakuar, plus vien edhe ky ligj si një bazë. Plani operativ 2026 gjithsesi do të jetë njëlloj ambicioz posaçërisht në mbështetjen e të rinjve, njëlloj sikur që ishte plani operativ për vitin 2025 ku kishim 40 milion euro mbështetje për punësim, që në fakt ishte për 7,5 milion euro më shumë se kurdoherë në historinë e RMV-së,“ tha Venera Azizi Latifi, Zëdhënëse e Qeverisë.

Sipas zëdhënëses së Qeverisë, Ligji i ri e zgjat këtë mbështetje deri në vitin 2028, duke ofruar siguri dhe parashikueshmëri si për të rinjtë, ashtu edhe për bizneset.

“Këtu dua të përmendi gjithashtu, duke prezantuar edhe këtë ligj, do të përmendi të rinjtë që ishin të përfshirë në planin aksional të vitit 2025, ku vërehet se nga 13 mijë persona që kanë marrë mbështetje në këtë drejtim, 70, 9 përqind janë të rinj deri në moshën 29 vjeç,“ tha Azizi Latifi.

Ekzekutivi pret që pas përfundimit të procedurave teknike të Qeverisë, ligji të futet në procedurë kuvendore, ku edhe presin mbështetje të plotë nga deputetët.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

​Chivu: Vetëm Interi mund ta bëjë përmbysje të tilla

Cristian Chivu ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas një tjetër përmbysjeje spektakolare ndaj…

8 minuta ago

Xhesika mahnit me fustanin transparent në setin e ri fotografik

Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…

44 minuta ago

Përveçse është irrituese, gërhitja mund të tregojë edhe një problem shëndetësor

1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…

1 orë ago

Plumbi i 20 prillit 1924, fundi i Avni Rustemit

Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…

1 orë ago

Mikela shkëlqen në paraqitjen e fundit!

Dita e parë e festivalit beatsnbrunchh në Tiranë solli një pamje të freskët dhe plot…

2 orë ago

Jona Spahiu ironizon shikueshmërinë e fotos së Mateos dhe Brikenës: A po jetojmë në simulim?

Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish…

3 orë ago