Categories: RAJONI

Gazetari i mirënjohur një propozim për president të Kosovës

Press Online
11 Prill 2026, 23:25

Publicisti shqiptar Milaim Nela ka propozuar ish-ambasadorin e parë të Kosovës në SHBA, Avni Spahiun, si një figurë të mundshme për president konsensual të vendit. Sipas tij, Spahiu ka përvojë të gjerë diplomatike, njohuri të thella në marrëdhënie ndërkombëtare dhe gjeopolitikë.

Nela e përshkruan atë si një figurë të urtë, të kulturuar dhe përbashkuese, që do ta përfaqësonte denjësisht shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

NJË PRESIDENT KONSENSUAL PËR KOSOVËN!

Nëse vërtet do kishte vullnet për një president konsensual të Kosovës, unë do të ju kisha propozuar gazetarin, publicistin e mirënjohur dhe ish Ambasadorin e Parë të Kosovës në Shtetet e Bashkuara Z. Avni Spahiu!

Zoti Spahiu është një figurë e kompletuar politike me një eksperiencë të thellë diplomatike në arenën ndërkombëtare dhe njohes i shkëlqyer i gjeopolitikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Avni Spahiu është mbi të gjitha një burrë i urtë, i ditur e fort i kulturuar.

Mbi të gjitha ai është një figurë përbashkuese e aspak konfliktuale që do ti vlente përfaqësimit të shtetit të ri të Kosovës në momentet e sotme.

Avni Spahiu do ta nderonte Zyrën e Presidentit të Kosovës.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

​Chivu: Vetëm Interi mund ta bëjë përmbysje të tilla

Cristian Chivu ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas një tjetër përmbysjeje spektakolare ndaj…

13 minuta ago

Xhesika mahnit me fustanin transparent në setin e ri fotografik

Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…

48 minuta ago

Përveçse është irrituese, gërhitja mund të tregojë edhe një problem shëndetësor

1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…

1 orë ago

Plumbi i 20 prillit 1924, fundi i Avni Rustemit

Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…

1 orë ago

Mikela shkëlqen në paraqitjen e fundit!

Dita e parë e festivalit beatsnbrunchh në Tiranë solli një pamje të freskët dhe plot…

2 orë ago

Jona Spahiu ironizon shikueshmërinë e fotos së Mateos dhe Brikenës: A po jetojmë në simulim?

Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish…

3 orë ago