Masa Arrest në burg duhet të jetë përjashtim, jo rregull. Ky është parimi që vuri në lëvizje Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për të thirrur në mbledhje Kolegjet e Bashkuara për vendimin e vitit 2011 që përdoret si praktikë unifikuese në caktimin e masave të sigurisë.
Ish deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në studion e QUO VADIS është shprehur skeptik ndaj kësaj iniciative.
Shehi tha se numri i personave në paraburgim është gati i barabartë me të burgosurit. Ai paralajmëroi se iniciativa mund të ketë edhe një dimension politik në prapavijë, duke sugjeruar se koha e ndërmarrjes së saj nuk është e rastësishme.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si e shihni këtë iniciativë? Kujt i shërben?
Shehi: E mira do të ishte t’i shërbente shqiptarëve. Se po aq sa janë në paraburgim janë edhe në burg. Në këtë moment dyshoj. Ndoshta s’ishte moment për t’u bërë. Se në paraburgim janë edhe këta njerëz që shqiptarët kanë vite që i presin të dënohen, janë politikanë. Dyshoj se do ketë edhe këtë një prapavijë politike. Janë rreth 4 mijë-5 mijë veta në paraburgim. Nuk është kaq i madh stoku në botë. Do ishte mirë po ta shihnin të gjithë, jo me grupe dhe në kohë të caktuara. Në paraburgim ka edhe persona të kapur me hashash. S’është problem, krahasuar me krime të tjera. Kjo duhet parë edhe për të ndihmuar sistemin.
/vizionplus.tv
Cristian Chivu ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas një tjetër përmbysjeje spektakolare ndaj…
Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…
1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…
Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…
Dita e parë e festivalit beatsnbrunchh në Tiranë solli një pamje të freskët dhe plot…
Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish…