Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në “Quo vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar nismën e kreut të Gjykatës së Lartë për rishikimin e masës “arrest në burg”.
Gjokutaj tha se ndryshimi i ligjit është thjesht vulë për korrupsionin shtetëror.
Sipas tij, e gjithë kjo lojë bëhet nga Rama për t’u treguar të tijëve se “unë po ju shpëtoj edhe nga burgu”.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Pse keni rezerva ndaj kësaj iniciative?
Gjokutaj: Ky arresti në burg është bërë si ushkur në kohë. Unë jam skeptik, sepse gjithmonë në proceset ku personazhet janë politikanë nuk kanë një zanafillë juridike, por nga temperatura politike, dhe kjo është një praktikë e vjetër. Si procedurë duket juridike, por është politikisht e pastër.
Borakaj: Pse?
Gjokutaj: Kuadri ligjor i jep dorë të lirë gjykatës për të dhënë vendimin burg ose jo, i ka kushtet dhe kriteret e arta për kufizimet për gratë shtatzëna dhe moshat e thyera. Nuk e di çfarë pasqyrimi do t’i bëjë kjo gjykatë e stërlodhur nga proceset politike. Këta që duan të njësojnë praktikën kanë bërë thagma, edhe pa lexuar dosjet i kanë kaluar të gjithë në burg. Ngrehen këta tani dhe në kushtet që SPAK filloi të shkelë pedalin e gazit, nuk kishin ndonjë mënyrë tjetër ta pengojnë. Do vijnë këta të pandehur dhe këta nuk pranojnë të shkojnë në burg.
Është gjetur kjo zgjidhje, sepse Rama mund të mos jetë një lider i mirë, por është një hileqar i përkryer. Ndryshimi i ligjit do të ketë vulën e vullnetit politik, pra një dorashkë që Rama u hedh këtyre njerëzve që mos përfundojnë në burg, që gjoja ky do i shpëtojë në fund. Ky është korrupsioni shtetëror që Rama do ta kalojë me ligj.
Borakaj: Po nëse janë 16 gjyqtarë?
Gjokutaj: Mund të jenë edhe 160, ata janë përzgjedhur.
Borakaj: Ju thoni se mbi 9 prej këtyre Rama ushtron kontroll?
Gjokutaj: Rama ushtron mbi 16-të, se ky i blen. Ky blen personin, blen interesin.
2 Kjo është një nga ato histori që vërteton se ndonjëherë, zgjuarsia tejkalon çdo rregullore…
Xheneta Fetahu, modele e njohur dhe ish-banorë e Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një…
Cristian Chivu ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas një tjetër përmbysjeje spektakolare ndaj…
Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…
1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…
Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…