Në sezonet e fundit, xhaketa është kthyer në një element kyç të garderobës, falë prakticitetit dhe lehtësisë në kombinim. Me rritjen e temperaturave dhe largimin gradual nga palltot e xhupat, kjo veshje e rehatshme fiton një rol të ri, duke u bërë zgjedhja ideale për periudhën e mesit të sezonit. Qoftë në nuanca neutrale apo ngjyra të forta, me prerje oversize apo klasike, me kopsa apo në stil “cache coeur”, xhaketa po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Ajo është perfekte për t’u veshur në shumë forma dhe përshtatet lehtësisht si me look-e casual, ashtu edhe me kombinime më elegante.
Por si ta vishni në mënyrë stil? Ja disa ide të thjeshta dhe shumë trendy për t’u frymëzuar:
Një xhaketë me prerje klasike i jep menjëherë një ndjesi elegance veshjes. Kombinojeni me një fund midi dhe atlete për një stil të këndshëm gjatë ditës. Në mbrëmje, mjafton të hapni disa kopsa, të shtoni një varëse dhe një palë taka për ta kthyer look-un në më elegant.
Një xhaketë në një ngjyrë të ndezur e kombinuar me pantallona palazzo krijon një outfit modern dhe shumë praktik. Mund ta vishni me mokasina/të sheshta për një pamje më klasike ose me atlete për një stil më të thjeshtë. Ideale si për zyrë, ashtu edhe për dalje të përditshme.
Për një look më femëror, zgjidhni një xhaketë klasike. Kombinojeni me një fund laps dhe sandale me rripa për një pamje elegante, por njëkohësisht të thjeshtë.
Për një dalje në mbrëmje, zgjidhni xhaketa në materiale cilësore si kashmiri apo mëndafshi. Kombinojini me fustane ose funde mini dhe taka elegante për një pamje të sofistikuar.
Cristian Chivu ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas një tjetër përmbysjeje spektakolare ndaj…
Xhesika Gjinaj, modele e njohur shqiptare, po tërheq vëmendjen me postimin e saj të fundit…
1 Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e qartë midis gërhitjes së rregullt gjatë natës…
Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…
Dita e parë e festivalit beatsnbrunchh në Tiranë solli një pamje të freskët dhe plot…
Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish…