Categories: TEKNOLOGJI

SHBA rrëzon rrjetin sekret të spiunazhit rus!

Press Online
09 Prill 2026, 22:24

Një operacion i gjerë Inteligjencës ruse ka shndërruar pajisjet më të zakonshme të shtëpive – ruterët Wi-Fi – në mjete të fshehta përgjimi global. Sipas autoriteteve perëndimore, agjencia ushtarake ruse GRU ka depërtuar në mijëra ruterë të pambrojtur në mbarë botën, duke i përdorur për të mbledhur fjalëkalime, komunikime private dhe madje të dhëna me ndjeshmëri ushtarake.

Çdo pajisje e komprometuar u kthye në një “pikë vrojtimi” të padukshme, duke synuar përdorues në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Por operacioni nuk mbeti pa përgjigje. Në një kundërgoditje të koordinuar, Shërbimi Sekret i Ukrainës, Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe partnerë evropianë ndërhynë për të çmontuar rrjetin. Më shumë se 100 serverë u bllokuan dhe qindra pajisje të lidhura me operacionin u neutralizuan.

Zyrtarët e sigurisë e konsiderojnë këtë një goditje të rëndë ndaj infrastrukturës së spiunazhit rus, duke theksuar se përdorimi i pajisjeve civile po bëhet një element gjithnjë e më i zakonshëm në luftën kibernetike moderne. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ruterët e prodhuar jashtë vendit në një “listë të zezë” për arsye sigurie kombëtare. Autoritetet amerikane i konsiderojnë ruterët si një pikë të dobët që mund të shfrytëzohet nga hakerë dhe sulme kibernetike të mbështetura nga shtete. Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) ka një listë të quajtur “Cover List”, ku përfshihen pajisjet që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare. Kjo do të thotë se asnjë model i ri ruteri i prodhuar jashtë SHBA nuk mund të shitet në tregun amerikan pa një përjashtim të veçantë.

Megjithatë, përdoruesit nuk duhet të shqetësohen menjëherë; masa aktualisht vlen vetëm për miratimin dhe shitjen e modeleve të reja, jo për ruterët që tashmë janë në përdorim në shtëpi. Në njoftimin zyrtar thuhet se ruterët e prodhuar jashtë vendit mund të përdoren për ndërprerje të lidhjes së rrjetit, spiunim në rrjetet lokale, vjedhje të pronës intelektuale. Autoritetet amerikane pretendojnë se disa ruterë të tillë kanë qenë të përfshirë në sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike, si komunikimet, energjia, transporti dhe furnizimi me ujë.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Mikela shkëlqen në paraqitjen e fundit!

Dita e parë e festivalit beatsnbrunchh në Tiranë solli një pamje të freskët dhe plot…

11 minuta ago

Jona Spahiu ironizon shikueshmërinë e fotos së Mateos dhe Brikenës: A po jetojmë në simulim?

Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish…

1 orë ago

Chelsea e shkarkon trajnerin Liam Rosenior

Chelsea FC ka njoftuar sot zyrtarisht ndarjen me trajnerin e parë Liam Rosenior, duke i dhënë fund…

2 orë ago

City identifikon pasuesin ideal të Guardiolës

Vincent Kompany vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm me Bayern Munich. Me titullin e kampionit…

2 orë ago

E papritur, në këtë gjendje e publikon Karim Adeyemi, Loredanën!

Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…

2 orë ago

Adioni hedh “zjarr” sërish, përshëndet ish të dashurën këngëtare në Ferma Vip?

Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…

3 orë ago