Categories: MAQEDONI

Një tjetër Seedorf për Milanin! Ja kush është Denzel, djali i Clarence!

Press Online
09 Prill 2026, 21:22

Fati kuqezi i Denzel Seedorf duket që është shkruar që në datën e lindjes; 25 maj 2007, vetëm 2 ditë pas fitores të titullit të katërt të Ligës së Kampioneve nga babai i tij Clarence, e dyta me fanelën me Milanin dhe bëhet fjalë për Champions League e fituar në Athinë ndaj Liverpool.

Rreth 19 vjet më vonë, një tjetër Seedorf bën debutimin e tij me profesionistët me të njëjtat ngjyra, ato të Milanit. Në këtë rast bëhet fjalë për Milan Futuro ntë drejtuar nga Massimo Oddo. Është pikërisht ish shoku i skuadrës së babait të Denzel, ai që e promvoi duke e hedhur në fushën e lojës si zëvendësues në ndeshjen e Serie D ndaj Real Calepina e humbur 1-0 në pasditen e së mërkurës.

LEXO EDHE: FSHF dhe Drejtori Teknik, Fulvio Pea mbyllin bashkëpunimin pas tre vitesh e gjysmë!

Vetëm 7 minuta në fushë, por mjaftueshëm për të, për të nisur ndjekjen e gjurmëve të babait të tij. Denzel Seedorf, që ashtu si babai i tij është mesfushor, në sezonin 2024/25 kishte luajtur me skuadrën U18 të Milanit(31 ndeshje), ndërsa në sezonin aktual te Milan Futuro kishte qëndruar në stol në disa sfida, në pritje të debutimit zyrtar. Ndërkaq, ka një tjetër kuriozitet, Denzel kishte veshur fanelën e numrin 16, njësoj si fanela e parë e babait te tij, Clarence kur debutoi me skuadrën e parë të Ajaxit në sezonin 1992/93.

LEXO EDHE: Surprizë për Kristjan Asllanin, trajneri nuk ndryshon mendim për Muçin te Beshiktashi!

Press Online

Recent Posts

Sa litra naftë mund të blihen me një pagë minimale?

Aktualisht, temat më aktuale janë paga minimale, e cila në Maqedoni është 26.046 denarë ose…

6 minuta ago

‘Ti thoshte vajzës së tij’, Miri i drejtpërdrejtë me babain e Selin

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i” lidhur me…

55 minuta ago

Ngjarje e rëndë në Shkup, punëtorët zihen nga dheu i një ndërtese, po vijojnë kërkimet

Sot (24.04.2026), në ora 08:17, në SPB Shkup është denoncuar se në një kantier ndërtimi…

1 orë ago

TRE LOJËRA, TRE SHANSE PËR FITORE – VETËM ME “ETJA E ARTË” NGA LOTARIA SHTETËRORE!

Është në shitje seria e tretë e tiketes instant “Etja e Artë”, e cila sjell…

2 orë ago

Miri tregon pyetjen më të shpeshtë që po merr pas daljes nga BBVA

Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i “West Side Family”, ka qenë i…

2 orë ago

Zelensky optimist për negociatat e anëtarësimit ndërsa liderët e BE-së mblidhen në Qipro

Ukraina dhe Bashkimi Evropian shpresojnë të nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim, pas humbjes zgjedhore të…

2 orë ago