Categories: RAJONI

Nga Britania e Madhe, Kryeministri Kurti ia dërgon lajmin e madh Kosovës

Press Online
09 Prill 2026, 19:32

Në nisje të vizitës zyrtare në Londër, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga Sekretarja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës thuhet se në takim, kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e theksuar marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet dy venE madhee, të bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë dhe prosperitetin evropian.

Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar është partner kyç strategjik dhe u zotua për thellim të bashkëpunimit.

Duke folur për zhvillimin ekonomik të vendit, kryeministri Kurti theksoi rritjen e buxhetit dhe rishpërndarjen e drejtë të tij, si dhe vuri në pah fushat në zhvillim me theks sektorin e teknologjisë dhe atë të bujqësisë.

Kryeministri Kurti foli për investimet në fushën e mbrojtjes, ushtrimet e përbashkëta dhe bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar për të ofruar trajnime dhe mbështetje për Ukrainën.

Në kuadër të zhvillimit demokratik, kryeministri e vlerësoi procesin e zbatimit të plotë, gradual dhe pa përjashtime të Ligjit për të Huajt.

Kryeministri Kurti theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si synime strategjike, janë thelbësore për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë.

Kryeministri Kurti e informoi Sekretaren Cooper për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, me mbështetjen e Rusisë, përfshirë operimin me 48 bazat ushtarake të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën.

Lidhur me dialogun me Serbinë, ai përsëriti tri parakushtet për vazhdimin e procesit: dorëzimin nga Serbia të kryekriminelit Milan Radoiçiq, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht obliguese të bazuar në njohje të ndërsjellë.

Kosova është partnere e besueshme për Mbretërinë e Bashkuar dhe për sigurinë e rajonit.

Press Online

Recent Posts

Ngjarje e rëndë në Shkup, punëtorët zihen nga dheu i një ndërtese, po vijojnë kërkimet

Sot (24.04.2026), në ora 08:17, në SPB Shkup është denoncuar se në një kantier ndërtimi…

11 minuta ago

TRE LOJËRA, TRE SHANSE PËR FITORE – VETËM ME “ETJA E ARTË” NGA LOTARIA SHTETËRORE!

Është në shitje seria e tretë e tiketes instant “Etja e Artë”, e cila sjell…

22 minuta ago

Miri tregon pyetjen më të shpeshtë që po merr pas daljes nga BBVA

Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i “West Side Family”, ka qenë i…

46 minuta ago

Zelensky optimist për negociatat e anëtarësimit ndërsa liderët e BE-së mblidhen në Qipro

Ukraina dhe Bashkimi Evropian shpresojnë të nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim, pas humbjes zgjedhore të…

47 minuta ago

Arsovski: Me Radevin nuk priten ndryshime thelbësore në marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari

Analisti politik Petar Arsovski vlerësoi se nuk duhen pritur ndryshime thelbësore në marrëdhëniet me Bullgarinë,…

55 minuta ago

Meta thotë se do të shkurtojë 8,000 vende pune ndërsa inteligjenca artificiale po rritet me shpejtësi

Meta do të shkurtojë mijëra vende pune muajin e ardhshëm, ndërsa shpenzon më shumë se…

1 orë ago