Popullsia po shkon drejt plakjes, ndërsa numri i të rinjve po zvogëlohet. Nevojiten reforma urgjente në fondin pensional. Këto janë gjetjet kryesore të raportit më të fundit të auditorëve mbi plakjen e popullsisë. Analiza tregon se do të rritet ndjeshëm numri i personave mbi 65 dhe mbi 80 vjeç, ndërsa numri i popullsisë në moshë pune (15–65 vjeç) do të ulet me rreth gjysmë milioni, informon PressOnline.al
“Projeksionet demografike për vendin tonë janë negative. Pjesëmarrja e personave mbi 65 vjeç pritet të kalojë mbi 34% deri në vitin 2055. Numri i personave mbi 80 vjeç do të rritet më shumë se gjashtëfish krahasuar me vitin 2024, ndërsa popullsia në moshë pune do të zvogëlohet me afro gjysmë milioni”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit.
Kjo situatë do të rrisë ndjeshëm presionin mbi fondin pensional, i cili prej vitesh përballet me vështirësi financiare. Për të siguruar pagesën e pensioneve, vazhdimisht bëhen transfere nga buxheti i shtetit. Në raport theksohet se, edhe pse pensionet paguhen me kohë, kjo arrihet përmes mbështetjes së madhe dhe në rritje nga buxheti, si dhe përmes shtyrjes së reformave strukturore.
Auditorët vlerësojnë se janë të domosdoshme ndryshime si në normën e kontributeve, ashtu edhe në moshën e pensionimit.
“Nëse nuk ndërmerren ndryshime në normën aktuale të kontributeve dhe në moshën e pensionimit, pjesëmarrja e mjeteve nga buxheti në financimin e detyrimeve të shtyllës së parë pensionale do të vazhdojë të rritet, si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e BPV-së, duke arritur nivel negativ prej 7,4% të BPV-së deri në vitin 2057”, theksohet në raport, përcjell PressOnline.al
Gjithashtu, theksohet se gjatë viteve 2024 dhe 2025 pensionet janë rritur disa herë në mënyrë lineare, pa qenë në përputhje me rritjen e pagave dhe me numrin e kontribuuesve aktivë.
Raporti nënvizon se, pavarësisht miratimit të disa dokumenteve strategjike, zbatimi i tyre mbetet i pamjaftueshëm.
Auditorët kanë vërejtje edhe për kujdesin ndaj të moshuarve. Strategjia për këtë sektor ka skaduar prej gjashtë vitesh dhe ende nuk është hartuar një e re. Ndërkohë, parashikimet tregojnë se, nëse aktualisht mbi 60.000 persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për kujdes afatgjatë, në vitet në vijim kjo shifër pritet të kalojë 100.000.(PressOnline.al)
Dita e parë e festivalit beatsnbrunchh në Tiranë solli një pamje të freskët dhe plot…
Një postim i fundit në rrjete sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, dy ish…
Chelsea FC ka njoftuar sot zyrtarisht ndarjen me trajnerin e parë Liam Rosenior, duke i dhënë fund…
Vincent Kompany vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm me Bayern Munich. Me titullin e kampionit…
Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…
Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…