20-vjeçari identifikon vendet e Evropës në kohë rekord

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Një 20-vjeçar shumë i talentuar në gjeografi, tregoi aftësitë e tij duke thyer Rekordin Botëror Guinness për identifikimin e venE madhee evropiane. Organizata e rekorE madhee tha se Jonathan Feather Ruggles e arriti rekordin për kohën më të shpejtë në identifikimin dhe shkrimin e të gjitha venE madhee të Evropës në një hartë duke përdorur Sporcle, duke e përfunduar detyrën në vetëm 45.85 sekonda.

“Sinqerisht nuk jam i sigurt se nga më lindi ky interes”, tha Ruggles për” Guinness World Records”, “por më ka pëlqyer gjeografia prej kohësh dhe kam bërë kuize gjeografie në Sporcle që atëherë.

Në shkollën e mesme luaja edhe ‘Hearts of Iron IV’, një lojë që simulon Luftën e Dytë Botërore, kjo më bëri të interesohem për gjeografinë e gjithë botës dhe historinë”.

Ai u frymëzua të ndjekë këtë rekord pasi foli me shoqen e tij, Buffy Bui, e cila më parë kishte thyer rekordin Guinness për kohën më të shpejtë në identifikimin dhe shkrimin e të gjitha flamujve të Oqeanisë në Sporcle. “Kur pashë që kishte rekorde të tjera në Sporcle, mendova me vete se ndoshta mund t’i bëj edhe unë,” tha ai, “dhe u përpoqa t’i bëj sa më shpejt të ishte e mundur!”.

20-vjeçari identifikon vendet e Evropës në kohë rekord
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter