Ajo quhet Ōsōji dhe përkthehet si ‘pastrim i madh’, i rrënjosur në kulturën japoneze, rituali ka të bëjë tërësisht me rivendosjen e hapësirës dhe të mendësisë duke pastruar plotësisht dhe me qëllim, në vend të pastrimit me nxitim
Pranvera ka mbërritur dhe bashkë me të vjen edhe dëshira për të ndryshuar rutinën, për të thithur më shumë ajër në dritaret e hapura, për të pastruar dhe riorganizuar shtëpinë pas dimrit të gjatë dhe të ngadaltë. Ndërsa shumë i afrohen pastrimit të “pranverës” pa asnjë plan tjetër, përveçse ta përfundojnë më në fund, një metodë tradicionale japoneze po ofron një qasje shumë më të strukturuar dhe të kënaqshme. Ajo quhet Ōsōji dhe përkthehet si ‘pastrim i madh’, i rrënjosur në kulturën japoneze, rituali ka të bëjë tërësisht me rivendosjen e hapësirës dhe të mendësisë duke pastruar plotësisht dhe me qëllim, në vend të pastrimit me nxitim.
“Nuk ka të bëjë vetëm me rregullimin, ka të bëjë me krijimin e një ndjenje mbylljeje, qartësie dhe një fillimi të ri të vërtetë për sezonin që vjen”, pohoi Bill Parkinson, një ekspert i shtretërve në Sleepy Piglet. Ja cilat janë katër hapa e thjeshtë që duhet të provoni:
PASTRIMI NË DREJTIM TË AKREPAVE TË ORËS
Në vend që të hidheni nga një detyrë në tjetrën, Ōsōji inkurajon pastrimin sipas një rendi të caktuar. Ideja është të filloni nga hyrja e dhomës dhe të punoni në drejtim të akrepave të orës, duke u kthyer aty ku keni filluar. “Në mënyrë simbolike ‘mbyll rrethin’. ‘Kjo do të sigurojë që të mos humbasësh asnjë detaj ose të mos mbingarkohesh, ndërsa thjesht kalon nëpër dhomë element pas elementi. Kur të kesh përfunduar rrethin, puna ndihet e përfunduar, gjë që është çuditërisht motivuese” , thotë Parkinson.
PASTRONI NGA LART POSHTË
Mund të duket e qartë, por është një hap që shumë njerëz e anashkalojnë. Metoda Ōsōji theksonpastrimi nga lart poshtë – që do të thotë fillimisht raftet, ndriçuesit dhe sipërfaqet e sipërme, përpara se të kalohet te mobiljet dhe dyshemetë. “Kjo parandalon që pluhuri të vendoset përsëri në zonat që i keni pastruar tashmë, shpesh arsyeja pse dhomat fillojnë të ndihen përsëri të rrëmujshme kaq shpejt”, pohon Parkinson.
RIVENDOSNI ENERGJINË E DHOMËS
Një pjesë kyçe e Ōsōji është heqja dorë nga çdo gjë që e shkatërron hapësirën, qoftë vizualisht apo emocionalisht. “Kur një dhomë gjumi pushon së ndjeri të freskët, kjo mund të ndikojë në mënyrë delikate në humorin tuaj”, shpjegon Parkinson. Zëvendësimet e thjeshta mund të bëjnë një ndryshim të madh. Shtrati i freskët, pastrimi i dyshekut ose tapicerisë dhe heqja e çdo njolle të vjetër mund të ofrojnë shpejt atë ndjesi ‘rivendosjeje’.
SHMANGNI VERBËRINË NDAJ RRËMUJËS
Kur je mësuar me një hapësirë, është e lehtë për të ndaluar së vëni re rrëmujën. “Të gjithëve na zhvillohet ‘verbëria ndaj rrëmujës’ kur përdorim një dhomë çdo ditë dhe ndalojmë së pari rrëmujën që po krijojmë. Ai grumbull rrobash mbi një karrige ose një rrëmujë kabllosh karikimi mund të duket e padukshme për ju, por jo për dikë tjetër. Të kesh një palë sy të dytë, qoftë partner, mik apo anëtar i familjes, mund të të ndihmojë të dallosh atë që ke lënë pas dore. Është një nga mënyrat më të lehta për të bërë një ndryshim të vërtetë, dhe është veçanërisht efektive gjatë një rivendosjeje pranverore”, thotë Parkinson.



