Harroni darkat romantike! “Choremancing”, trendi i ri i takimeve

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Edhe nëse takimi nuk shndërrohet në romantik, të paktën punët e ditës janë të kryera. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi në një aktivitet të thjeshtë mund të çojë në biseda më spontane dhe kuptimplote. Veprimet e përbashkëta shpesh hapin rrugën për komunikim më të thellë. Ka një psikologji pas këtij lloj afrimiteti. Kur bashkëpunoni në një detyrë të përbashkët, truri juaj çliron oksitocinë, një kimikat që i ndihmon njerëzit të lidhen

Blerje, pastrim, montimi i mobiljeve, shëtitje me qenin… nuk do të kishte grua që nuk do të dëshironte që partneri i saj t’i bënte të gjitha këto dhe, më kryesorja, pa e pyetur. Ekziston një trend i ri i takimeve, i quajtur “choremancing”, që kombinon fjalët “chore” (detyrë) dhe “romance” (romancë). Në thelb, ky term përcakton takime që përfshijnë detyra të përditshme, por që kryhen nga partneri ose në bashkëpunim me të. Ky trend ka nisur të fitojë terren në fushën e dashurisë. Shumë mund ta cilësojnë si të mërzitshëm, por shumë të tjerë e shohin këtë gjë jo vetëm praktike, por gjithashtu edhe seksi.

Por pse po bëhet kaq popullor? Logjika është e thjeshtë. Çdokush mund të krijojë një përshtypje të mirë përmes një takimi në bar apo restorant, por shumë pak në detyrat e përditshme. Kjo gjë shihet si një “test” përputhshmërie. Si reagon personi tjetër kur duhet të ndani përgjegjësitë? A është i organizuar? Përfshihet në mënyrë aktive? Merr iniciativë apo i shmanget përgjegjësisë? Përgjigjja e këtyre pyetjeve ndihmon shumë në zgjedhjen e partnerit të jetës, sidomos nëse ekziston e njëjta frymë bashkëpunimi. “Choremancing” mund të funksionojë shumë mirë për persona me kohë të kufizuar, ose angazhime të shumëfishta. Në vend që të gjendet një kohë e veçantë për një takim romantik dhe moment tjetër për punët e shtëpisë, të dyja kombinohen.

Edhe nëse takimi nuk shndërrohet në romantik, të paktën punët e ditës janë të kryera. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi në një aktivitet të thjeshtë mund të çojë në biseda më spontane dhe kuptimplote. Veprimet e përbashkëta shpesh hapin rrugën për komunikim më të thellë. Ka një psikologji pas këtij lloj afrimiteti. Kur bashkëpunoni në një detyrë të përbashkët, truri juaj çliron oksitocinë, një kimikat që i ndihmon njerëzit të lidhen. Efektet bëhen edhe më të forta kur aktiviteti përfshin punën së bashku në afërsi. Përfundimi i një detyre, siç mund të jetë gjetja e domateve më të mira për gjellë, krijon një ndjenjë të përbashkët arritjeje dhe truri juaj e lidh atë përvojë pozitive me personin me të cilin jeni.

Rutinat e përbashkëta ndërtojnë qëndrueshmëri dhe familjaritet, të cilat truri ynë i interpreton si siguri. Kjo ndjenjë sigurie është thelbësore për një ndjeshmëri më të thellë emocionale, që do të thotë se, po, larja e enëve së bashku mund të hapë derën për biseda që një darkë romantike nën dritën e qirinjve mund të mos i hapë. Shtrohet pyetja, a është seksi të bësh punë shtëpie? Ideja mund të tingëllojë e çuditshme, por aftësia e dikujt për të marrë përgjegjësi, për të funksionuar praktikisht dhe për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në një bashkëpunim konsiderohet nga shumë njerëz si një element tërheqës.

PRESIONI SOCIAL QË DUHET KONSIDERUAR

Pavarësisht të mirave që mund të ketë ky lloj afrimiteti, raportohet se “choremancing” mund të jetë një “formë kontrolli” që e transformon dashurinë në një listë detyrash, e jo në ndjesi. Psikologu Lordy Santos u shpreh për “PhilSTAR L!fe” se me “choremancing” njerëzit mund të “fillojnë ta trajtojnë produktivitetin si metrikën e vetme për përcaktimin e përputhshmërisë romantike”, duke lënë kështu mënjanë plotësisht lidhjen ose tërheqjen emocionale.

CILAT JANË AKTIVITETET E SIGURTA PËR “CHOREMANCING” PA USHTRUAR PRESION

Të dhënat nga Plenty of Fish zbuluan se aktivitetet më të njohura për të ndezur një lidhje janë ecja (52%), kryerja e punëve të ndryshme (51%) dhe blerjet e ushqimeve (41%).Nëse po kërkoni më shumë ide, ja disa aktivitete të tjera që mund të merrni në konsideratë:

– Gatimi i një vakti së bashku

– Mini-projekt, siç mund të jetë montimi i një tavoline të vogël kafeje

– Palestra ose aktiviteti fizik në natyrë

– Vizita në bibliotekë, ku mund të mësoni më shumë mbi preferencat e njëri-tjetrit.

Harroni darkat romantike! “Choremancing”, trendi i ri i takimeve
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter