Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz në letrat e tyre të urimit pas rizgjedhjes së Albin Kurtit në krye të Qeverisë të Kosovës shfaqën përkrahjen e tyre në këtë proces.
Drejtuesit e këtyre dy shteteve kërkuan nga kryeministri Albin Kurti angazhim në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Me rastin e rizgjedhjes suaj, ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem që së bashku me ju të vazhdojmë të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis venE madhee tona. Para jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Kosovës. Në këtë përfshihen edhe përparime të mëtejshme në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ju siguroj se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj”, thuhet veç të tjerash në letrën e kancelarit Merz.
Ndërsa, presidenti Macron tha se Franca gjithashtu do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe do t’i mbështesë përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
“Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve të zbatojnë angazhimet e ndërmarra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ju e njihni përkushtimin tim ndaj objektivit të ribashkimit të kontinentit tonë: Franca është e bindur se vendi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane. Franca do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë pa u lodhur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat përbëjnë një dimension thelbësor të këtij procesi afrimi me Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e presidentit Macron./KosovaPress/
Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i “West Side Family”, ka qenë i…
Ukraina dhe Bashkimi Evropian shpresojnë të nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim, pas humbjes zgjedhore të…
Analisti politik Petar Arsovski vlerësoi se nuk duhen pritur ndryshime thelbësore në marrëdhëniet me Bullgarinë,…
Meta do të shkurtojë mijëra vende pune muajin e ardhshëm, ndërsa shpenzon më shumë se…
Dje, pati një lehtësim të jashtëzakonshëm midis udhëheqësve, sepse për herë të parë pas vitesh,…
Juventusi po kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm dhe midis emrave që po merren në…