Aktori kosovar: Më propozoni mua për president, më votojnë krejt partitë!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Aktori i njohur kosovar Naser Rafuna ka reaguar me ironi në rrjetet sociale lidhur me lajmet se kryeministri Albin Kurti e ka propozuar Glauk Konjufca për president, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Në reagimin e tij me tone humoristike, Rafuna shkruan se “portalet po e qesin qysh Konjufca shkojke i afërt me PDK e u përshëndetke me LDK”, duke lënë të kuptohet se afrimitë politike kanë qenë të parapara për të siguruar votat për postin e presidentit.

Me stilin e tij karakteristik satirik, aktori i drejtohet Kurtit me fjalët:
“O Albin, MU propozo për president o dost, se veç mu m’votojnë krejt partitë.”

Postimi i Rafunës është shpërndarë gjerësisht dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit e kanë komentuar me humor deklaratën e tij. (INA)

Aktori kosovar: Më propozoni mua për president, më votojnë krejt partitë!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter