Shkrimi ka nisur në Evropë!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Origjina e shkrimit është në Evropë dhe ka nisur 40 mijë vjet më parë. Konfirmimi vjen nga analizimet e mbi 3 mijë simboleve dhe shenjave mbi 260 objekte të gjetura në shpella, kryesisht në Gjermani. Zbulimi i jashtëzakonshëm është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, PNAS. Ky zbulim e para daton me 30 mijë vite nisjen e shkrimit, në format e para primitive që klasifikohen në protoshkrim, duke treguar edhe aftësitë mendore të shoqërive humane të neolitit.

Sekuencat enigmatike të këtyre shenjave mbi objekte kanë një nivel kompleksiteti të ngjashëm me atë të civilizimeve të mëvonshme, të hershme për ne, të Mesopotamisë së ndritshme të 3 mijë e 500 viteve më parë.

Lindja e shkrimeve aty ishte e menjëhershme, por më pas u zhvillua gradualisht. Pra, mendohet se kishte trashëguar disa forma arkaike të protoshkrimeve, me simbole të thjeshta e komplekse, por arrinin në qëllimin e transmetimit të informacionit, mesazhit. Simbolet e gjetura në statuja mamuthësh apo figura hibride njeri-luan, të rrethuara me linja, pika, kryqe, viza etj., çka tregojnë praninë e skemave dhe përsëritjeve tipike të përmbajtjeve me mesazhe dhe informacione brenda.

Shkrimi ka nisur në Evropë!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter