Categories: MAQEDONIOPINIONE

20 vjet pushtet, 20 minuta në “Capitol Hill”

Press Online
06 Shkurt 2026, 10:51

Nga Destan JONUZI

Është e pabesueshme, por gjithnjë e vërtetë, ka diçka tronditësisht cinike kur një politikan që ka kaluar dy dekada në pushtet zbulon papritur “rrezikun për shtetin” vetëm pasi humb çelësat e kontrollit. Buјar Osmani nga “Capitol Hill” foli me tone alarmante, pothuaj profetike, duke paralajmëruar destabilizim dhe minimin e Marrëveshjes së Ohrit. Një retorikë e zgjedhur me kujdes, elegante për sytë e publikut ndërkombëtar. Por për publikun vendas? Një hipokrizi e paketuar si shqetësim shtetëror, e sheqerosur me diplomaci dhe etiketë amerikane.

Pyetja që “djeg” nuk është çfarë tha Osmani, por pse nuk e tha për 20 vjet rresht!

BDI nuk ishte spektatore. Ishte bashkëqeverisëse, bashkëvendimmarrëse, bashkëpërgjegjëse. Ishte pjesë e qeverisë me VMRO-DPMNE-në kur shteti u etnizua për interesa partiake, dhe më pas me LSDM-në kur drejtësia u relativizua në emër të “stabilitetit”. Ishte aty kur institucionet u mbushën me militantë partiakë, kur “balancimi” u shndërrua në vegël punësimi politik, dhe kur Marrëveshja e Ohrit u kthye në një parullë elektorale për konsum të brendshëm.

Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, Buјar Osmani nuk ishte një figurë periferike. Ishte ministër i Punëve të Jashtme, fytyra e shtetit jashtë. Ai kishte çdo mundësi të ngrinte alarmin, të mbrojë interesin shqiptar, të ndërtonte rrjete diplomatike që do ta bënin Marrëveshjen të fortë dhe të qëndrueshme. Por ai zgjodhi heshtjen e rehatshme të pushtetit. Zgjodhi të shesë “stabilitetin” si sukses diplomatik ndërkombëtar, ndërsa themelet e shtetit gërryheshin nga brenda si rruazat e një vargu dominoje që ai dhe shokët e tij politik e kishin vendosur me dorë.

Sot, kur BDI nuk ka më pushtet dhe nuk kontrollon më asnjë çelës institucional, ky alarmist i diplomacisë shpallet hero i stabilitetit. Por, kjo nuk është shqetësim shtetëror. Kjo është frikë e ricikluar si moral ndërkombëtar, një teatër për të mbuluar mungesën e përgjegjësisë që zgjati dy dekada.

Në këtë narrative nuk mund të anashkalohet figura qendrore e gjithë kësaj politike 20-vjeçare – Ali Ahmeti. Njeriu që për dy dekada ka mbajtur pushtetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut në duar, sot del si garant i paqes dhe stabilitetit, duke kushtëzuar qeveritë e ardhshme dhe duke kërcënuar me veto politike në emër të Badenterit. Por realiteti është brutal: për 20 vjet, Badenteri nuk u përdor për drejtësi, barazi apo ndërtim shtetëror. Ai u përdor si vegël kontrolli dhe privilegjesh personale, si mjet për të mbajtur institucionet nën një kthetr politik.

Tani, kur kontrolli nuk ekziston më, Ahmeti nxjerr Badenterin nga sirtari si mjet shantazhi dhe frike. Ai nuk kërkon shtet të fortë, nuk kërkon drejtësi, kërkon vetëm të mbajë gjallë epokën e pushtetit të tij, duke e ricikluar panikun si alarm patriotik. Kjo nuk është diplomaci; kjo është politikë gangsteriale me etiketa ndërkombëtare.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë nevojë për liderë që e zbulojnë shtetin vetëm kur humbasin pushtetin. Nuk kanë nevojë për alarm të prodhuar në laborator, i shitur si vizion ndërkombëtar. Kanë nevojë për përgjigje të thjeshta dhe të pakompromis: Çfarë bëtë kur kishit pushtetin? Çfarë ndërtuat? Çfarë latë pas?

Derisa përgjigjja për këto pyetje mbetet bosh, çdo fjalim nga “Capitol Hill” nuk është gjë tjetër veçse retorikë paniku nga ata që përballen me fundin e një epoke politike të privilegjuar, një spektakël për të mbajtur imazhin e tyre jetik dhe për të justifikuar mosveprimin e dekadave të kaluara.(PressOnline.al)

Press Online

Recent Posts

‘Ti thoshte vajzës së tij’, Miri i drejtpërdrejtë me babain e Selin

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i” lidhur me…

29 minuta ago

Ngjarje e rëndë në Shkup, punëtorët zihen nga dheu i një ndërtese, po vijojnë kërkimet

Sot (24.04.2026), në ora 08:17, në SPB Shkup është denoncuar se në një kantier ndërtimi…

55 minuta ago

TRE LOJËRA, TRE SHANSE PËR FITORE – VETËM ME “ETJA E ARTË” NGA LOTARIA SHTETËRORE!

Është në shitje seria e tretë e tiketes instant “Etja e Artë”, e cila sjell…

1 orë ago

Miri tregon pyetjen më të shpeshtë që po merr pas daljes nga BBVA

Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i “West Side Family”, ka qenë i…

1 orë ago

Zelensky optimist për negociatat e anëtarësimit ndërsa liderët e BE-së mblidhen në Qipro

Ukraina dhe Bashkimi Evropian shpresojnë të nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim, pas humbjes zgjedhore të…

2 orë ago

Arsovski: Me Radevin nuk priten ndryshime thelbësore në marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari

Analisti politik Petar Arsovski vlerësoi se nuk duhen pritur ndryshime thelbësore në marrëdhëniet me Bullgarinë,…

2 orë ago